Prokuroria Publike lidhur me rastin “Reket” ndaj interesimit të publikut përgjigjet me formulimin e zakonshëm: hetimet vazhdojnë. Nuk jep asnjë detaj lidhur me ekspertizën që Prokuroria ka bërë në telefonin e dytë të prokurores speciale në dorëheqje, Katica Janeva, sikurse nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me atë se vallë në telefonin e parë është gjetur ndonjë gjurmë komunikimin me dy të dyshuarit, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec.
HETIMET PO VAZHDOJNË, POR INFORMATAT E FUNDIT ZYRTARE JANË ATO TË CILAT I DHAMË PËRMES KUMTESËS SË PROKURORISË PUBLIKE. PËR MOMENTIN NUK DO TË MUND TË JAPIM DETAJE TË TJERA, ME QËLLIM QË TË MOS E RREZIKOJMË HETIMIN E MËTEJMË” -THONË NGA PROKURORIA PUBLIKE.
Nga VMRO-DPMNE këmbëngulin që të hetohet përfshirja e prokurores speciale Katica Janeva por edhe personave të tjerë që në publik u shfaqën nga gazetari Branko Geroski me pseudonime të ndryshme.
KËRKOJMË HETIM TË HOLLËSISHËM PËR RASTIN E TURPSHËM “REKET”, KONTROLL TË PËRFSHIRJES SË KATICA JANEVËS NËSE ËSHTË DHE SA ËSHTË E PËRFSHIRË NË GJITHË RASTIN, CILI ËSHTË RAPORTI DHE LIDHJA ME DY TË DYSHUARIT QË NDODHEN NË PARABURGIM. POR NUK ËSHTË MË PAK I RËNDËSISHËM EDHE RELACIONI ME PSEUDONIMET PËR TË CILAT TASHMË OPINIONI SPEKULON, POR TË CILËT JANË PJESË E DREJTUESVE TË PUSHTETIT. EDHE ZOGJTË TASHMË E DINË SE KUSH ËSHTË PËRFSHIRË NË “REKET”. VETËM PROKURORIA PUBLIKE PËR MOMENTIN HESHT DHE NUK NDËRMERR ASNJË LLOJ HAPASH”-POHOI DIMÇEARSOVSKI, VMRO-DPMNE.
Në ditët e kaluara Prokuroria për krim të organizuar thirri për të dhënë dëshmi për rastin “Reket”, kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe kryetarin e komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, por nuk shpalosi detaje pas dëshmive. Lidhur me rastin Reket, prokuroria vazhdimisht thirr për dëshmi persona të ndryshëm, ndër të cilët flitet se ka edhe gazetarë. Prokuroria po heton përfshirjen e mundshme edhe e prokurores speciale KaticaJaneva, për të cilën thuhet se Boki 13 e ka përdorur me premtimin se do të ndalojë hetimin e PSP-së për pastrim parash ndaj Orçe Kamçevit. Por, sipas prokurorisë për krim të organizuar, që Prokurorja speciale Janeva të ndalojë hetimin për pastrim parash, Boki 13 nga biznesmeni Orce Kamçevi ka marrë 1.5 milion euro.