Monday, October 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar çmimet e reja të derivateve të naftës, sipas të cilave benzina do të ketë çmim më të ulët, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen.

Sipas vendimit të ri, çmimi i të dy llojeve të benzinës, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, ulet për 2,50 denarë për litër. Kështu, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 96 denarë, ndërsa BS-98 do të shitet me 98 denarë për litër.

Në të kundërt, EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet për 2 denarë për litër, duke arritur në 99 denarë për litër.

Rritje prej 2 denarësh për litër pëson edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), i cili nga tani do të kushtojë 110,50 denarë për litër.

Çmimet e reja janë përcaktuar në krahasim me çmimet e miratuara me vendimin e datës 13 tetor 2026.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!