Monday, October 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFrikë nga mungesa e naftës? Maqedonia zgjat gjendjen e krizës deri në...

Frikë nga mungesa e naftës? Maqedonia zgjat gjendjen e krizës deri në prill të vitit 2027

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjasë edhe për gjashtë muaj gjendjen e krizës për furnizimin me naftë dhe derivate, për shkak të rrezikut nga ndërprerjet e mundshme në treg.

Vendimi u miratua sot, në seancën e 126-të parlamentare, ndërsa gjendja e krizës do të mbetet në fuqi deri më 20 prill 2027.

Në të njëjtën seancë, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë-Hercegovinë.

Kuvendi gjithashtu zgjodhi Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, si komisioner të jashtëm në Komisionin e Letrave me Vlerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!