Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProkuroria bullgare: Personat në autobus vdiqën nga ngufatja, kishte tym në mushkëritë...

Prokuroria bullgare: Personat në autobus vdiqën nga ngufatja, kishte tym në mushkëritë e tyre, jo nga goditja

Zv/prokurori kryesor i Bullgarisë, Borisllav Sarafov ka thënë se personat që kanë vdekur në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes, dhe jo si pasojë e goditjes e as shpërthimit.
“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov, raporton SHENJA, transmeton Struga Ekspres.

Siç tha ai deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, udhëtarë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.
“Të dy japin informacion objektive, janë marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments