Thursday, November 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëImet Ziba nga Livadhia, një nga figurat që i dha Strugës dije,...

Imet Ziba nga Livadhia, një nga figurat që i dha Strugës dije, përkushtim dhe vlera! Pionieri i agronomisë moderne

Imet Ziba nga Livadhia e Strugës, ishte një ndër figurat që u dalluan për përkushtimin ndaj arsimit, dijes dhe zhvillimit të bujqësisë. Ai lindi më 8 mars të vitit 1936 dhe u bë inxhinieri i parë i agronomisë në Strugë, si dhe i pari nga fshati Livadhi që arriti të përfundojë arsimin universitar.

Rrugëtimi i tij drejt arsimimit ishte i mbushur me përpjekje dhe sakrifica, por dashuria për dijen e shtyu të vazhdonte përpara. Arsimin e mesëm e përfundoi në Prishtinë, ndërsa studimet universitare i kreu në Shkup, duke u përgatitur për profesionin që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës.

Ziba ishte i njohur si njeri i afërt me të gjithë, me karakter human dhe një dije të gjerë, për të cilën shpesh përshkruhej si „enciklopedi që ecën”. Ai ishte komunikues, i dashur dhe i gatshëm të ndante njohuritë e tij me njerëzit, pa dallim.

Me pikëpamje përparimtare dhe të hapura, Imet Ziba dha një kontribut të rëndësishëm edhe në edukimin e të rinjve. Për shumë vite, ai u angazhua në arsim, duke përcjellë njohuritë e tij në lëndët e kimisë dhe biologjisë te gjenerata të shumta nxënësish.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, ai nisi punën në gjimnazin e Strugës, ku ligjëroi kimi dhe biologji. Përmes punës së tij si profesor, ndikoi në formimin e shumë nxënësve, duke u bërë një emër i respektuar në mesin e kolegëve, nxënësve dhe qytetarëve.

Përkushtimi i tij ndaj arsimit dhe profesionit, si dhe kontributi në fushën e agronomisë, e bëjnë Imet Zibën një figurë që meriton të kujtohet me respekt në historinë e Strugës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!