Pas arrestimit të pronarit të autobusit “Durmo Turs” dhe disa personave tjerë, në lidhje me aksidentin në Llaskarcë, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit është duke mbajtur konferencë për media.
Prokuroria Themelore Publike njofton se ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt në afërsi të fshatit Llaskarcës, me ç’rastë humbën jetën 15 persona dhe 39 të lënduar.
Shkaqet që shpien deri tek aksidenti në fjalë sipas PTHP-së ka qenë shpejtësia më e madhe se e lejuara, autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 90 km/h, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ka qenë vetëm 80 km/h. Ndërkohë që ka pasur probleme edhe me sistemin e frenimit.
Lidhur me aksidentin janë marrë në pyetje gjithsejtë 47 persona, si dhe është kryer ekspertizë nga fakulteti i makinerisë për autobusin, tahografin, si dhe ekspertizë mjekësorë për gjendjen shëndetësore të vozitësit. Hetimet flasin se në kohën e aksidentit nuk është përdorur celulari nga ana e vozitësit.