Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiProf. Dr. Xhevat Gegë, i mbuluar me flamurin kombëtar, u varros në...

Prof. Dr. Xhevat Gegë, i mbuluar me flamurin kombëtar, u varros në varrezat e Strugës

Lamtumirë profesor Xhevat Gega
Strugë, 23 tetor
Me nderime fetare e kombëtare, sot në varrezat muslimane të qytetit, i përcjellur në banesën e tij të fundit nga familjarët, miqët, shokët etj, arkivoli me trupin e pajetë të prof. Dr. Xhevat Gegës, i mbuluar me flamurin kombëtar, u varros në varrezat e Strugës.
Në emër të Muftinisë së Strugës dhe muftiut Mr.Salim ef. Sulejmani, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Meqail ef. Osmani, duke figurën, personalitetin, punën, veprimtarinë dhe gjithë ate që la pas prof. Xhevat Gega.
Pas tij, fjalë rasti mbajti Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, prof. Dr. Azis Pollozhani, i cili pasi shprehu ngushëllime familjarëve, mysafirëve dhe bashkëqytetarëve të Strugës theksoi: “Jetëshkrimi i tijtejet i pasur mebëma dhe vepra të shumta cilësore dhe kuptimplote, padyshim që do të jenë objekt i observimit, studimit dhe prezantimit të studjuesve të fushës së letërsisë dhe gjuhës shqipe tani dhe në të ardhmen.
Në vazhdim të fjalës së tij prof.Dr. Azis Pollozhani shtoi: “Xhevat Gega lindi në Strugë në vitin 1934. Pas shkollimit në Normalen e Shkupit ai shërbeu si mësues në Kishavë të Manastirit dhe në Veleshtë. Në vitin 1953 regjistroi dhe në vitin 1957 diplomoi në Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Universitetin e Beogradit.
Pas diplomimit u transferua në Shkup ku deri në pensionimin e tij iu kushtua me devotshmëri arsimit, kuturës dhe shkencës, në fillim në Akademinë Pedagogjike e më vonë në katedrën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Universitetit të Shkupit. Përkrah shumë angazhimeve intensive, shpeshherë edhe sfiduese në procesin e mësimdhënjes, kulturës dhe arsimndërtimit, ai ishte edhe kryeredaktor i gazetës “Flaka e Vllaznimit” nga viti 1974-1978 dhe redactor shumvjeçar i kulturës.
Prof. Xhevat Gega është autor i më shumë se 100 punimeve shkencore, i shumë përkthimeve nga dhe në gjuhën shqipe të autorëve të njohur të huaj dhe ishte pjesëmarrës në mbi 20 sipoziume ndërkombëtare ku trajtoheshin problematika të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe. Teza e doktoraturës me titull “Letërsia shqipe në Republikën e Maqedonisë 1945-1985” do të shënojë arritjen shkencore që do të shënohet padyshim në analet e traditës sonë kulturoredhe arsimoro-shkencore.
Duke përfunduar fjalën e tij, prof.Dr. Azis Pollozhani tha: “Ai do të mbetet në kujtesën e struganëve bashkë me shumë shokë të vet të cilët poashtu nuk janë më në mesin tonë si Nexhat Mustafa, Ali Vishko, Mehmedali Hoxha, Syreja Imami e shumë të tjerë që do të kujtohen si pishtar të rëndësishëm për arsimimin dhe emancipimine gjithëmbarshëm të shqiptarëve të Maqedonisë, me çka ata nderuan veten, nderuan Strugën dhe kombin ndaj neve u jemi përjetësisht mirënjohës”.
I fundit nga prof.Dr.Xhevat gega u nda ish student dhe pastaj kolegu i tij, prof. Dr. Zeqirja Neziri, i cili në fjalën e tij mes tjerash tha:
“Prof. Xhevati do të mbahet në mend për shumë veprimtari të rëndësishme të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë me të cilët ai bashkëudhëtoi dhe bashkëjetoi në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai do të përkujtohet e do të mbahet në mend prej nxënësve e studentëve të kësaj periudhe të cilët patëm mundësinë ta dëgjojmë fjalën e tij të gjallë mbi personalitetet e letërsisë e të kulturës shqipe. Do të mbahet mend nga kolegët e Normales, Akademisë së Shkupit e sidomos do të mbetet i paharrueshëm për kolektivin e Fakultetit të filologjisë në veçanti të kadetrës së gjuhës e letërsisë shqipe.
Si një prej pedagogëve të parë të pas Luftës së Dytë Botërore, profesorit tonë i ra barra të ndjekë në çdo hap jetën arsimore e kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë, sin ë fushën e edukimit ashtu edhe në ngritjen shkencore të brezit të ri.
Si njëri prej studentëve të tij të kohës së formimit të Katedrës dhe njëri prej kolegëve të parë të brezit të ri më ra barra t’ia them këto fjalë profesorit tonë të dashur dhe gjithë këto nuk do t’ia dalim borxhit me këto fjalë por vetëm do të theksojmë se jemi krenar që e njoftëm dhe që patëm fatin për shumçka nga veprimtaritë shkencore, arsimore të shqiptarëve në përgjithësi e të atyre të Maqedonisë në veçanti”-përfundoi prof.Dr. Zeqirja Neziri.
Mehmet Latifi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments