Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPremtim Dema: Buxheti i Struges dhe vjedhja klasike e parave të popullit

Premtim Dema: Buxheti i Struges dhe vjedhja klasike e parave të popullit

Buxheti i Struges dhe vjedhja klasike e parave të popullit

Kur lexova sot kunderpergjigjien e zotriut Asan(oski) me erdhi te qesh dhe te qaj.

Te qesh perarsye se zoterotja nuk ka kuptuar çfarë do te thote Buxheti dhe nga financohet ai.

Te qaj se ketu po behet hapur vjedhje klasike e parave te popullit.

Per zotin Asan(oski) nje shpjegim prej kur mbushet arka Shtetrore dhe te ndahet buxheti jot qe Pashai jot tenton ta keqperdor. Buxheti mbushet nga taksapaguesit, akcizat, doganat dhe nga parate qe i sjellë diaspora kur vjen ne kete vend qe eshte Vendlindja tyre, por qe i perdor vetem per te mbushur arken. Kete Pashai jot e din se nga Agronomi na eshte bere „Doktor i Shkencave Ekonomike“ ne Novi Pazar SRB.

Transparenca ne pikat e buxhetit zoteri Asanoski qendron aty qe çdo para e dhene nga djersi i popullit duhet te verifikohet.

130‘000.— Euro per parkun e veturave te Komunes, perse? A ka nevoje te shfrytzohen keto para, kur shumica e popullsise perballen me probleme te medha ekonomike. A i duet Pashait nje veture me e mir, kur nga Shtepia ku banon deri ne zyre nuk i ka as 500m ne kembe. Ecja ne kembe eshte mir edhe per shendetin e tij por edhe per xhepin e popullit.
Nuk eshte Struga aq e pasur qe te mbaj nje park Veturash per tu shetitur komunalet. Ne komunen ku jetoj une ne Dietikon te Zvicres nuk ka komuna ate luksus, pse nuk ka nevoje te ngarkohen Taksapaguesit. Komuna e Dietikonit eshte komun e varfer ne krahasim me komunat tjera dhe duhet te rrutulloj tre here nje Frange per ta dhene. Kurse Ju jeni te pasur ne Struge dhe ne Maqedoni?!

Te harxhosh mbi 600‘000€ per drita, kjo eshte absurde dhe nuk i ngjan te vertetes, bejeni llogari sa KW ne Ore duet arxhuar!!! A mendoni se populli nuk din te beje matematike. Po mos ti marrim tarifat te EVN dhe ta llogarisim, aq rrym per Drita nuk djeg Pashai per kater vjet ne qeverisje.
E tash kjo e borxheve te lena, ta shpjegova se ka te beje me transparence, po dilni edhe naj tregoni ata fatura te hapura qe ka lene udheqesia e kaluar e Komunes, kjo eshte transprence. Po mos dalin fatura qe jane lene pa paguar kur Pashai per tet vjet e beri Komunen prone te tij private dhe harroj se nuk eshte Shtepia e tij por e Popullit.

E tash per Llabunishten tende te dashur, kur behet nje Projekt ai kalon ne disa faza deri te implementimi, mendoj qe nese keni kryer ndonje fakultet edhe duhet ta dish kete. Ne cilen faze te Projektit jeni? Bazeni pa pompa adekuate nuk vlen, prandaj pyes se me intereson. A mundeni ju popullit ne Llabunishte tja prezentoni kete Projekt madhor, apo edhe ky eshte vetem ne leter te buxhetit per te manipular qytetaret.

Shpresoj qe ti si keshilltar i zgjedhur nga Populli per Popullin te vesh gishtin ne mendje dhe te mendosh dhe reflektosh, se ne fund i bene dem edhe vetes tende por edhe familjes tende.
Premtim Dema

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments