Hidrologët nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë se nëse realizohen paralajmërimet e sinoptikanëve për reshje të forta shiu për një kohëzgjatje të shkurtër në disa hapësira më të vogla ujëmbledhëse, nesër, por edhe ditën e nesërme, mund të ketë rrjedhje të rrëmbyeshme në rrjedhat më të vogla ujore dhe pellgjet kulluese dhe derdhje të padëshiruara të ujërave të tyre që mund të shkaktojnë probleme lokale si në brigje ashtu edhe në infrastrukturën rrugore që ndodhet pranë tyre. Sipas tyre, në vende të caktuara janë të mundshme edhe rrëshqitje dheu.
Në disa lagje urbane ka mundësi për paraqitje të problemeve lokale për shkak të derdhjes së shpejtë të ujërave nëpër rrugë, ndërsa ujërat atmosferike nga ulluqet e lidhura në kanalizime mund të shkaktojnë probleme komunale.
Sipas paralajmërimit të sinoptikanëve pranë DPHM-së, nesër nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe breshër. Ditën e enjte do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Hidrologët nga DPHM thonë se modelet e disponueshme tregojnë nevojën për kujdes në përgjithësi në zonat, shpatet dhe rrafshnaltat përreth maleve Mali Sharr, Jakupca, Karaxhica, Bistra, Baba, Nixhe, Kozhuf, Stogovo, Osogovieto, Ograzhden dhe malet Maleshevski dhe rekomandojnë lëvizje të kujdesshme sidomos përgjatë lumenjve për shkak të shfaqjes së mundshme të ujërave të rrezikshme dhe rrëshqitjeve të dheut.