Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPranë gruas fisnike,burri ndihet si mbret

Pranë gruas fisnike,burri ndihet si mbret


Muhamet Borova

PËR 8 MARSIN-AMBIVALENCA E GRUAS !
Zoti e krijoj gruan si xhevahir për jetën dhe parajsë per zemrën e burrit.Gruan në jetë e mbajnë kujtimet,kurse burrin e mbanë gruaja. Kush e adhuron gruan,ai e donë jetën.,kush nuk e adhuron gruan nuk dinë pse jeton. Gruaja është qenia shumë suptile por edhe shumë rezistuese, shumë racionale por edhe shumë praktike, këshilltare dhe dashnore, shoqëruese në jetë dhe mbrojtëse,amvise dhe nënë.Janë shumë të buta si bashkëshorte por shumë të forta si nëna.Ajo është burimi i lumturisë dhe ngrohtësisë, një buzëqeshje e saj vlen sa të gjitha vlerat e botës,Ngrohtësia, e saj e shtynë burrin që gjërat ti shohë me zemër,prandaj bëhet rob i gruas.Ajo ka aftësi të udhëheq me ndjenjat,ndjenjat udhëheqin me zemrën, zemra me burrin. Këtu qëndron magjia e jetës,magjia që është në duart e çdo femre. Gruaja është krijesë e zgjedhur nga perëndia si përjetim për shpirtin njerëzor, si vizion i parajsës në tokë,është krijesa që i mbanë të gjitha ngarkesat e jetës. Bota impozante e saj mbetet enigma kryesore për krijuesit gjenial,artistët dhe poetët nga lindja deri në perëndim.Gratë janë burim i energjisë pozitive, nuk janë të gëzuara sepse janë të lumtura, por janë të lumtura sepse çdo here janë të gëzuara.Gruaja i edukon fëmijët, por ajo edhe i shkatëron ato,Nuk është me rëdësi se çfarë jete ka burri, por me çfar gruaje e kalon jetën.Ndaj tyre duhet të jemi të sinqert, që të jemi edhe ndaj vetëvetes.Pa femrën nuk do të kishte progres,nuk do të kishte vend për dinjitetin njerzor.Gruaja me shumë mjeshtri dhe urtësi e cenzuron sjelljen dhe lirin e burrit, duke e ndryshuar botën e tij. Lumturia e martesës qëndron te gruaja, te burri dhe durimi.Duron burri,triumfon gruaja. Triumfon sepse askush nuk mund ta ndaloj gruan ta bëj atë që ka menduar se duhet ta bëj.Pranë gruas fisnike,burri ndihet si mbret! Gëzuar festën!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!