Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPostimi në Facebook ia shpëtoi jetën kësaj gruaje (FOTO)

Postimi në Facebook ia shpëtoi jetën kësaj gruaje (FOTO)

Një grua thotë se një postim në Facebook ia shpëtoi jetën, pasi i ndihmoi që ta vërente një gungë kanceroze në gjoksin e saj.
Jayne Dandy, 51 vjeçe, tha se është “shumë mirënjohëse” ndaj të mbijetuarës së kancerit Hayley Browning e cila bëri një postim në rrjetin social duke treguar në detaje se si ishte diagnostikuar me kancer në gji.

Hayley gjithmonë e kishte ndjekur këshillën e mjekëve që të kontrollonte nëse kishte gunga në trup, përderisa qëndronte në këmbë në dush, transmeton Gazeta Express.

Por, ajo asnjëherë nuk e kishte vërejtur gungën duke qëndruar në këmbë, madje ajo e vërejti atë krejt në mënyrën e kundërt – duke qëndruar ulur.

Postimi i saj shkoi viral shkurtin e kaluar dhe u pa nga qindra mijëra gra përreth botës. Në postimin e saj, ajo tregoi se si e ndjente gungën kur qëndronte ulur dhe se si zhdukej ajo tërësisht kur çohej në këmbë.

Për Jayne, postimi ishte vital, pasi mbrëmjen e njëjtë të postimit ajo gjeti gungë në gjoksin e saj. Javë më vonë, mjekët konfirmuan se ajo ishte prekur nga një formë e kancerit të gjirit, pavarësisht se nuk kishte shfaqur simptoma më herët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments