Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPopovski: Bojkoti i BDI-së ndaj mediave, i papranueshëm

Popovski: Bojkoti i BDI-së ndaj mediave, i papranueshëm

Ministri për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski ka dënuar sjelljen e ministrafve të të BDI-së të cilët bojkotojnë disa media dhe refuzojnë të marrin pjesë në emisionet debative, si dhe të prononcohen për tema të caktuara.
Ai tha se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe u zotua se këtë problem do ta diskutojë në instanca më të larta qeveritare. Popovski tha se si ministrat e BDI-së ashtu edhe ministrat nga radhët e partive të tjera duhet të harojnë shprehitë nga qeverisja e kaluara dhe të respektojnë parimet e llogaridhënies, si dhe të mos selektojnë mediat gjatë raportimit për punën e tyre. Ai këto komente i bëri gjatë një debati të mbajtur sot në Qeveri me përfaqësues të sektorit civil dhe përfaqësues të mediave.

Në këtë debat Popovski paralajmëroi edhe instalimin e një mekanizmi digjital në të cilin funksionarët qeveritarë do të duhet t’i publikojnë të gjitha shpenzimet për nevoja zyrtare, duke përfshirë këtu edhe shpenzimet për kafe. Të gjitha këto masa, sipas Popovskit, merren me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Funksionarët të cilët nuk do të respektojnë mediat dhe vendimet e qeverisë, Popovski u zotua se do të kërkohë që të shkarkohen nga detyra.

“Nëse ndonjë ministër, ministri, agjencion, organ i finansuar nga buxheti nuk i përmbush detyrat, patjetër duhet ta dijmë që të bëjmë presion kjo të korigjohet. Fundja një nga rolet e mia përse jam ministër në Qeveri, është pikërisht kjo, të mundem që në seancë të qeverisë ta hapi temën, të hapim pikë në rend dite dhe të kërkoj madje edhe shkarkimin e ndonjërit nga funksionarët pikërisht për këtë punë, pa marë parasyshë se sa janë cilësor në aktivitetet e tyre të tjera”, deklaroi Popovski.

Ministri Popovski foli edhe për revoltën dhe sjelljen e funksionarëve qeveritarë gjatë raportimeve kritike të mediave, për çka tha se problemin kryesor e sheh tek praktika e deritanishme. Sipas tij nevojitet kohë derisa funksionarët të përshtaten në kushtet e reja, por shtoi se sjelljet e tilla asesi nuk pranohen dhe nuk arsyetohen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments