Saturday, May 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia vjen me një njoftim tjetër për zhdukjen e 14 vjeçares që...

Policia vjen me një njoftim tjetër për zhdukjen e 14 vjeçares që ishte duke shkuar në shkollë

Ministria e Punëve të Brendshme përgënjeshtron informacionin e publikuar në portalin “Kurir” se 14-vjeçarja V.G.e cila u shpall e zhdukur më datën 27 të këtij muaji dyshohet se është gjetur në një shtet fqinj,shkruan Struga Ekspres.

Bëhet fjalë për një lajm tërësisht të rremë në të cilin autori i panjohur i referohet gjoja “burimeve nga hetimi”, apele të shumta nga policia, prindërit e të miturës të mos përhapin dezinformata që vetëm sa mund të dëmtojnë hetimin.
Siç ka informuar rregullisht këto ditë nga MPB-ja, janē ndërmarrë veprime për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së kallëzimit, janë përfshirë kapacitetet e plota të SPB- Shkup në nivelin më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash dhe janë kontrolluar persona të afërt me të miturën, kamera etj. Të dhënat për personin e zhdukur më 28.11.2023 në ora 13:00 janë vendosur në Stop-listën në vendkalimet kufitare dhe me kërkesë të MPB-së është lëshuar lista për kërkim ndërkombëtar për personat e zhdukur nga Interpoli.
Hetimet vijojnë intensivisht dhe po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e personit.
Ministria e Brendshme në përputhje me ligjin kërkon që ky përgënjeshtrim të publikohet menjëherë, dhe teksti i pavërtetë të tërhiqet kudo që publikohet. Përndryshe do të përdoren të gjitha mjetet e disponueshme ligjërisht që janë në dispozicion. Njëkohësisht apelojmë që të mos përhapen dezinformata dhe MPB do të informojë vazhdimisht opinionin deri në gjetjen e të miturës.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments