Policia shpëtoi dy të mitur që u përmbysën me barkë në liqenin e Ohrit

0
161
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Policia e liqenit shpëtoi dy të mitur që u përmbysën në liqenin e Ohrit me barkë.

Dje në orën 09:30 në Stacionin Policor të Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” është raportuar se një barkë në pronësi të një klubi kajakësh nga Ohri, në të cilin ndodheshin dy të mitur, është përmbysur në ujërat e liqenit të Ohrit, në plazhin “Bafalo”.

Punonjësit e Policisë së Liqenit me një gomone kanë shkuar në vendin e treguar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra larg plazhit, kanë vënë re dy të miturit që mbanin rripat e shpëtimit.

Ata me gomonen e policisë u transferuan në stacionin policor, ku iu dha ndihma e parë