Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia sekrete nuk do të përgjojë nga operatorët telefonik

Policia sekrete nuk do të përgjojë nga operatorët telefonik

Telekomi dhe One-Vip nuk do të kenë obligim t’i mundësojnë policisë sekrete kushte teknike që të përgjojë përmes rrjetave të tyre.
Ndryshimet në propozim- ligjin për komunikime elektronike që janë vendosur në regjistrin e vetëm elektronik të rregullave, parashikojnë fshirjen e Nenit kontestues 175, i cili operatorët i obligonte që pajisjen e përgjimit ta blejnë në llogari të tyre, komunikimet t’i ndjekin në kohë reale ndërsa biseda të jetë e arritshme për DSK-në menjëherë pas përfundimit të komunikimit. Pasi opinioni të shqyrtojë ndryshimet e ligjit, propozimi me siguri kah mesi i dhjetorit do të dërgohet në seancë qeveritare ku pritet që ndryshimet të hyjnë në fuqi pas Vitit të Ri. Ekspertët e sigurisë konsiderojnë se fshirja e Nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike, ka zhbllokuar reformat në shërbimet e kundërzbulimit. Vetëm operatorët celular do të kenë mundësi të menaxhojnë me sinjalin, dhe ata do të vendosin dhe do të miratojnë që dikush ta ndjekë sinjalin, gjegjësisht të përgjojë dhe ta ndjek komunikimin elektronik, vetëm ai që pranë operatorit celular do të dorëzojë urdhër gjyqësor se për një numër të caktuar lejohet nga gjykata, nën dyshimin se dikush ka bërë vepër penale- deklaroi Lubomir Gjurçevski – ish kryeshef në MPB.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!