Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPolicia dhe Prokuroria interviston axhën e 18-vjeçarit të vrarë dhe kryeimamin e...

Policia dhe Prokuroria interviston axhën e 18-vjeçarit të vrarë dhe kryeimamin e Podujevës

Rrahim Fejzullahu, axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, dhe kryeimami i Podujevës Bekim Jashari, janë intervistuar nga policia.

U raportua se ata janë intervistuar rreth disa deklaratave për hakmarrje.

Lidhur me rastin për klankosova, është deklaruar kryeimami i Podujevës Bekim Jashari.

Ai tha se është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Po, me kënaqësi jam përgjigjur thirrjes së prokurorisë dhe policisë. Jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit rreth disa prononcimeve në media. Ata kanë të drejtë të dyshojnë, unë jam përgjigjur pyetjeve të tyre”, tha Jashari.

“Nuk ka pasur kërcënime. Me sa di, me sa kam ndenjur me axhën e Lulzimit, ai nuk ka kërcënuar asnjëherë. Ne po punojmë që këtë çështje ta rregullojë drejtësia, që të ketë harmoni mes dyja familjeve”, tha kryeimami i Podujevës Bekim Jashari.

18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, vdiq më 20 janar në QKUK pas plagëve të marra si pasojë e rrahjes brutale nga dy të rinj të tjerë, më 14 janar.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opionin kosovar dhe më gjerë.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Lidhur me rastin kk ka provuar të kontaktojë edhe me Rrahim Fejzullahun, axhën e të ndjerit, Lulzim Fejzullahu, por deri në momentin e publikimit të lajmit ai nuk është përgjigjur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments