Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolici përfundon në spital nga zjarri në burgun e Kumanovës

Polici përfundon në spital nga zjarri në burgun e Kumanovës

Është djegur një dhomë në burgun e Kshanjës, ka njoftuar sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, të cilën e kanë konfirmuar edhe autoritetet e burgut.

Zjarri ka rënë në orët e mesditës, gjatë ditës së djeshme.

“Menjëherë është njoftuar njësiti i zjarrfikësve, policia si dhe punonjës social, pasi personi i vendosur në dhomën e paraburgimit është i mitur. Gjatë nxjerrjes së të arrestuarve nga dhomat, një polic i burgut është shtruar në spital për shkak të ngufatjes dhe i është dhënë ndihmë. Nuk është lënduar asnjë i dënuar. Zjarri është shuar”, tha drejtori i burgut të Kshanjës, Nenad Cvetkoviq.

Nga QRMK Kumanovë, informojnë se zjarri shpërtheu në orën 12:07 dhe u shuar rreth orës 13:20. Zjarri është shuar nga pesë zjarrfikës me një mjet zjarrfikësish. Zjarri është raportuar edhe në SPB Kumanovë në mesditë, nga ku është dërguar një ekip.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments