Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPo vonohen ndihmat sociale, familjet mezi mbijetojnë (VIDEO)

Po vonohen ndihmat sociale, familjet mezi mbijetojnë (VIDEO)

Me biçikletë është nisur nga shtëpia për të parë nëse në llogarinë bankare i kanë arritur në paratë e ndihmës sociale.

Kontrollon llogarinë.

Nuk ka para.

Naser Abazi, është kryefamiljar dhe familja e tij numëron gjithsej pesë anëtarë. Ai thotë se ndihma sociale është rritur por se nga moment i rritjes kanë filluar edhe vonesat.

“Për të rritur e kanë rritur, por e mjaftueshme nuk është. Jemi pesë antarë, të gjithë të rritur jemi, nuk është e mjaftueshme. Por nuk po i lëshojnë edhe në rregull. I kanë lëshuar në të dytin dhe tretin tani po i vonojnë nga një muaj e gjysmë një javë nuk e di si të them, por i vonojnë nuk kemi kohë të caktuar se kur do i marrim dhe nëse do i marrim. Vetëm vijmë dhe kontrollojmë dhe kthehemi. Për pesë anëtarë në të kaluarën kemi marrë 3.500 tani i kanë rritur trefish më tepër. Kjo është mirë por nuk po i lëshojnë me rregull”, tha Naser Abazi, shfrytëzues I ndihmës sociale.

Edhe një tjetër shfrytëzues i ndihmës sociale thotë se vonesa ka dhe se mjetet financiare nuk i pranon në kohë.

“I marrim 10.000 denarë në total, por unë jam me ilaçe po edhe bashkëshortja poashtu me barëra. Nuk na mbrrin hesapi. Sepse ka fatura për rrymë, ujë kur të llogarisësh nuk del asgjë, nuk arrin askund. Këtë muaj nuk e kemi marrë na kanë thënë muajin e ardhshëm do t’i merrni dy përnjëher, çashtu”, tha një tjetër shfrytëzues I ndihmës sociale.

Nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale thonë se shtesat e garantuara sociale lëshohen sipas kalendarit të cilin e ka përgatitur ministira.

“Pagesa e shtesës së garantuar sociale do të bëhet nesër. Të tregoj që pagesa bëhet për të gjithë qytetarët përnjëherë, nuk ndodh që dikush të marrë më herët e dikush më vonë. Pagesa për të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e RMV-së dhe shfrytëzojnë të drejtë të caktuar bëhet për një ditë për të gjithë. Të tregoj se nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale kemi kalendar të verifikuar vjetor se kur bëhet pagesa”, deklaroi Drejtoresha e Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale.

Ndryshe me reformën e re sociale është paraparë që një familje katërantarëshe të marrë “pako familjare” me vlerë prej 10. 600 denarëve. Ata do të marrin 6800 denarë të ardhura të garantuara, 1600 denarë shtesa për fëmijë, 1. 700 shtesa për arsim dhe 500 denarë shtesa energjetike. Të drejtë për këtë pako sociale kanë jo vetëm familjet që marrin ndihmë sociale por edhe familjet me të ardhura minimale./TV21

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments