Monday, December 5, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeShqipëriPo torturohet dëshmitari i Tom Doshit

Po torturohet dëshmitari i Tom Doshit

“Partia Demokratike denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami, personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit”.

Deklarata është bërë mbrëmjen e sotme nga ana e zëdhënëses së PD-së, Oriela Nebiaj.

“Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, personi kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit, po mbahet në ambjentet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim. Që të manipulojnë dëshminë e tij.

Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzkutimin e tij dhe të deputetit Fufi.

Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambjentet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim.

Që të manipulojnë dëshminë e tij.

Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve. Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyc në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eleminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij.

Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit.

Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama.

Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës”, thuhet në deklaratën e bërë nga Oriela Nebiaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments