Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPo pregaditet marrëveshje e dëmshme për trojet shqiptare

Po pregaditet marrëveshje e dëmshme për trojet shqiptare

1.Cili do jetë kufiri i Republikës së Kosoves nëse Presheva i bashkohet Kosovës? -Kujdes po bisedohet deri në Klenike të jetë kufiri ! 2.Bujanoci a do të jetë pjesë e Kosovës ? -Kujdes po bisedohet të ketë status special ! 3. Medvegja a do ti bashkohet Kosovës ? -Kujdes po bisedohet që 6-8 fshatra të Medvegjes i bashkohet Kosovës ! 4. Korridori 10 a do të jetë brenda Kosovës ? -Kujdes po bisedohet që të shpallet internacional ! 5. Liqeni i Ujmanit do të jetë i Kosovës dhe me ligjet e Kosovës ? -Kujdes po bisedohet që të privatizohet për 99 vite nga një kompani e huaj! 6. Trepça do të jetë e Kosovës dhe me ligjet e saj ? -Kujdes po bisedohet që të privatizohet nga kompanit e fuqive të mëdha ( kompani Amerikane,franceze,ruse dhe kineze) ! 7. Qfarë statusi do të kenë kishat e ashtuquajtura serbe ne Kosovë ? -Kujdes po bisedohet që të kenë pavarësi dhe ekstoriaritet ! 8. Zveqani,Zupin Potoku dhe Leposaviqi a janë siq janë kanë të Kosovës ? -Kujdes po bisedohet që ti bashkohen serbisë ! 9. Dëmet e luftes që i ka shkatuar serbia kosovës a do ti paguaj ? -Kujdes po bisedohen që të falen Repracionet e Luftës ! 10. Kosova a do të njihet si Kosovë nga Serbia ? -Kujdes po bisedohet Kosova të njifet nga Serbia me emrin Kosovo ! 11. Forcat e NATO,së a janë me mandat te pa kufizuar në Kosovë ? -Kujdes po bisedohet që forcat e NATO,së të marrin mandat me afat të caktuar të qendrimit në Kosovë ! Ka edhe disa pika por kto janë kryesore që sipas gjith gjasave edhe Hashimi edhe Vuçiçi ( ky i fundit duhet denuar për gjenocid ndaj popullit shqiptar) mundë ta pranojnë këtë marrveshje që e lënë një pjesë të pasurisë dhe një pjesë të trojeve Shqiptare me status special. Prandaj kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi dhe grupi negociator i Shtetit të Kosovës që të jep përgjigjje se qka ka marrveshja e mundshme finale ndërmjet Kosovës dhe Serbis fashiste. Deri me tash në bazë të deklaratave publike po shihet që diqka të rrezikshme me kompromis të dhimbshme ka në marrveshjen që do të nenshkruhet ketë vit . Kujdes nga marrveshjet e dëmshme . Kombi Shqiptarë kërkonë Shqipëri Etnike me kufijtë e Siguruar ndërkombtarisht,jo me statuse speciale dhe ricoptim të trojeve shqiptare. Shqipëri Etnike -Siguri Globale Hyzri Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments