Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPO, PO, I'A DOLËM.... STRUGA TRIM LUM SHKRUAN HISTORINË

PO, PO, I’A DOLËM…. STRUGA TRIM LUM SHKRUAN HISTORINË

PO, PO, I’A DOLËM….
STRUGA TRIM LUM SHKRUAN HISTORINË 👊👊👊

🔴⚪️ 16 maj 2021 do të mbahet mend një kohë të gjatë në historinë e klubit tonë. Struga Trim Lum në ndeshjen vendimtare mundi Sileksin në Kratovë me rezultatin minimal 1:0, duke siguruar për herë të parë në historinë 6-vjeçare të themelimit edhe një vend për në garat europiane.
🔴⚪️ Vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm për ekipin nga qyteti i bukur i Strugës, që sonte do të festojë deri vonë këtë sukses historik.
🔴⚪️ Heroi i fitores së 15-të sezonale doli të jetë Abdylhadi Jahja, i cili shënoi në minutën e 67-të. Kjo fitore e ekipit tonë përfiton edhe më shumë në peshë, kjo pasi Struga Trim Lum nga minuta e 28-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) të sulmuesit Marjan Altiparmakovski.
🔴⚪️ Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum siguroi vendin e tretë në renditjen tabelare. Pas 33 xhirove ekipi ynë i zemrës ka grumbulluar 57 pikë, duke lënë pas vetes konkurrentin kryesor për pozitën e tretë, Makedonija GJ.P.
🔴⚪️ Kështu Struga Trim Lum iu bashkohet dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, skuadra këto që do të na prezantojnë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjegjësisht në Liga Europa.
#forcastrugatrimlum🤍❤️🤍❤️🤍❤️
#EuropaTashmeRealitet

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments