Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiPirja e duhanit, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në sëmundjet e...

Pirja e duhanit, një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në sëmundjet e zemrës

Pirja e duhanit është shkaktari i cili sjell 12 për qind të rasteve të vdekshmërisë te personat me sëmundje të zemrës.
Në ditën botërore kundër duhanit Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vënë theksin në ndikimin e duhanit ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, meqë kjo e fundit është e para në botë për nga vdekshmëria e njerëzve. Por pavarësisht kësaj, ekzistojnë persona të cilët gjithë jetën e tyre kanë qenë duhanpirës dhe nuk kanë pasur asnjë komplikim shëndetësor, e disa të tjerë thonë se asnjëherë në jetë nuk kanë pirë duhan, prandaj dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“A e pini duhanin?

Po.

Sa vite?

Kam 50 vite. Nuk mund ta lë, nuk mundem sepse mërzitem pa duhan. Çfarë lloj duhani pinë Të mirë e pi. Nuk kam pasur asnjë problem, mirë kam qenë”.

“A jeni duhanpirës?

Jo, asnjëherë në jetë nuk kam pirë duhan” – thonë qytetarët.

Sipas të dhënave të OBSH-së duhanpirësit vuajnë për 2-4 herë më shumë nga sulmet në zemër dhe në tru për dallim nga ata të cilët nuk konsumojnë duhan.

“Në Maqedoni të rriturit nga 15-64 vjeç janë duhanpirës me 46% prej tyre 54,1% janë meshkuj. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarë për mbi 50% të rasteve të vdekjeve në nivel vjetor në Maqedoni. Nga sulmi në zemër tek ne më së shumti vdesin burrat, ndërsa nga sulmet në tru më së shumti gratë” – deklaroi Elena Qoseva, Instituti i Shëndetit Publik.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se duhet të punohet ende deri në rritjen e vetëdijes tek qytetarët për të shmangur përdorimin e duhanit.

“Në Maqedoni, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në vitin 2016 nga sëmundje të sistemit të qarkullimit kanë vdekur 10,920 persona me përqindje të vdekshmërisë prej 526,9 në 100,000 banorë. Sëmundjet e sistemit kardiovaskular bëjnë pjesë me 53,5 për qind të numrit të përgjithshëm të mortalitetit dhe janë në vendin e parë për nga arsyet e vdekshmërisë tek popullata” – Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në Maqedoni ekzistojnë 10 Qendra këshilluese për lënien e duhanit. Megjithatë nga Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin të dhëna të sakta sa persona brenda vitit apo në periudha të caktuara kohore fitojnë luftën kundër duhanpirjes./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments