Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPesë vite nga publikimi i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një...

Pesë vite nga publikimi i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror në burg (VIDEO)

Gati pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror dhe një biznesmen po vuajnë dënimin me burg.

Pas dy viteve gjysëm procese gjyqësore me mbi 100 persona të akuzuar nga ana e Ish-Prokurorisë Speciale, vetëm dy veta përfunduan në burg. Në mesin e të akuzuarëve ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski që u arratis, ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov që po mbrohet në liri, ish-ministra të Qeverisë Gruevski që po ashtu po mbrohen në liri, por edhe shumë zyrtarë të tjerë, nënvizohet në hulumtimin e emisionit 360shkallë. Por u dënuan dhe përfunduan në burg vetëm ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski, që u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për rastin “Tanku”, ku ishte i akuzuar edhe Gruevski dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, lidhur me blerjen e Mercedes Benzit të blinduar, që dëmtoi buxhetin e shtetit. Personi i dytë që ka përfunduar në burg është biznesmeni Sead Kocan, me 4,8 vite burg në rastin “Trust”, për përfitim të paligjshëm të tenderëve. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments