Qytetar të nderuar!
Këto ditë kemi ndërmarrë një aksion për montimin rregullimin, dhe pastrimin e shenjave të komunikacionit të dëmtuara nga njerëz të pandërgjegjshëm,së shpejti do të fillojmë me montimin e shenjave të reja nëpër gjithë qytetin,prandaj:
-Ju lutem të gjithë sëbashku ti ruajmë shenjat e komunikacionit nga njerëz të papërgjegjshëm,të cilët i dëmtojnë!Këto shenja janë blerë me parat tona me parat e të gjithë qytetarëve,pa dallim feje ose kombi,prandaj të gjithë sëbashku duhet të kujdesemi dhe ti ruajmë sepse ata na informojmë,na tregojnë rrezikun në rrugë,na tregojnë kufizimet apo ndalimet.Një theks të veçantë do ti kushtoja rrugëtreguesve me toponimet sipas qyteteve.Shqiptarët dëmtojnë shenjat me alfabet qirilik,kurse maqedonasit dëmtojnë shenjat me alfabet shqip!(siç i shikoni në fotografi) –Personalisht mendoj që kjo nuk i duhet askujt,as shqiptarëve as maqedonasve,shenjat e komunikacionit nuk janë vendosur për të bër politikë,ato shenja janë blerë me parat tona,prandaj ju ftoj ti ruajmë shenjat sëbashku,sepse dëmtimi i një shenje dënohet me ligj dhe përbën vepër penale,çdo denoncim( në nr. Telefonit falas – 192 ) nga ana e juaj do jetë i mirëpritur.
Me respekt
Përparim Istrefi (Struga Ekspres)