Banorët e një lagje të Mislleshovës së Strugës shprehen të shqetësuar për Struga Ekspres për ujin e madh që ka vërshuar lagjen dhe që ka përmbytur këtë lokacion dhe duke u hyrë uji edhe nëpër shtëpi.
Një nga banorët e Mislleshovës kërkon ndihmën e institucioneve për ndërhyrjen e shpejtë për të evituar rrezikun që po u kanoset.
“Nuk dalim dot nga shtëpia, na ka hyrë uji në shtëpi, kërkojmë ndihmën e institucioneve,uji na ka përmbytur lagjen”, shprehet i shqetësuar një nga banorët e kësaj lagje të Mislleshovës.
Ja pamjet e përmbytjes që na ka dërguar në Struga Ekspres banori i kësaj lagje.