Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërfundon afati për kompletimin e kërkesave për legalizim

Përfundon afati për kompletimin e kërkesave për legalizim

Përfundoi afati shtesë në të cilin mund të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për kërkesat për legalizim të ndërtimeve pa leje të dorëzuara deri te komunat gjatë vitit 2011 dhe 2016.
Kërkesat e pakompletuara për legalizim, kryesisht me elbaorat gjeodezik, ishin shkak për vendosjen e afatit të ri, i cili përfundon sot, me ndryshimet e fundit të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa me të cilin u mundësua edhe afat i tretë shtesë, për dorëzimin e kërkesave për legalizim, nga janari deri në fund të këtij viti.

Siç informojnë për MIA-n nga Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive, me procesin e legalizimit i cili filloi në mars të vitit 2011, deri më 31 maj të këtij viti janë legalizuar 202.110 ndërtime pa leje dhe janë shënuar në Kadastër. Individualisht nëpër qytete, në Shkup ishin shënuar 65.40 objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, në Prilep 14. 554, në Manastir – 11.679, në Kumanovë – 9.901, Strumicë – 9.227…
Në Katastër nga fillimi i këtij viti janë pranuar 508 kërkesa për përpilim të elaborateve gjeodezike për legalizim për personat me ndihmë sociale. Në këtë bazë, në afatet e mëparshme ishin dorëzuar 8.282 kërkesa.

Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, nga marsi deri në shtator të vitit 2011, ishin dorëzuar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin shtesë, i cili ishte mundësuar në fillim të vitit 2016, ishin dorëzuar edhe 80.000 kërkesa.
Ashtu edhe si parashihej edhe me vendimin e parë ligjor për këtë qëllim, kusht për legalizim të objektit është që ai të ketë qenë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011. Kërkesat dorëzohen deri te komunat, ku dorëzohet kopje e letërnjoftimit, faturë e rrymës ose ujit ose deklaratë në noter se objekti është ndërtuar para sjelljes së ligjit, pas çka procedura parasheh edhe dorëzim të elaboratit gjeodezik.

I gjithë procesi përfundon me marrjen e fletëpronësisë me çka pronari tani në vend të ndërtimit pa leje ka një ndërtim legal të cilën mund ta tregtojë ose ta lerë si garanci në bankë për marrjen e kredive.
Sipas llojit të objektit, në mënyrë të paligjshme janë ndërtuar 138 objekte shtëpiake (18,1 për qind), 122 mbindërtime, rindërtime dhe adaptim (16 për qind), 78 objekte afariste (10,2 për qind). Ilegalisht ishin ndërtuar edhe 53 garazhe, 128 gardhe, 10 shkallë (1,3 për qind), 15 tarraca, 24 tarraca verore, 34 objekte kohore dhe 95 objekte ndihmëse.

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme janë në pronësi private.
Sipas lokacioneve, në komunat e Shkupit ka pasur 157 ndërtime pa leje, ku kryeson Karposhi me 39, pas saj pasojnë Buteli me 37, Qendra me 23, Aerodromi me 13, Gazi Baba 12… Në komunat e tjera, në Strumicë 53, Kumanovë ka 44 ndërtime pa leje, Veles 36, Manastir 21.

Në vitin 2016 institucionet përgjegjëse kanë regjistruar 1.037 objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, nga të cilat 203 për strehim, 174 mbindërtime, 168 gardhe, 111 objekte afarsite.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments