Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShowbizPerformancat e këngëtareve zhgënjejnë shqiptarët në hapjen e stadiumit të ri

Performancat e këngëtareve zhgënjejnë shqiptarët në hapjen e stadiumit të ri


Spektakli i përurimit të stadiumit të ri Air Albania, që i parapriu ndeshjes Shqipëri-Francë, la një shije të hidhur te të pranishmit në fushë dhe teleshikuesit në shtëpi, për shumë arsye.

Kërcimi i fillimit me 400 fëmijë krijoi një lloj hutimi te audienca, pasi vështirë se kuptohej simbolika e tij. Aq më tepër, që përsosmëria – një ndër kriteret bazë të këtyre paradave – dukshëm nuk u arrit, pasi rrathët ngjasonin me disa guralecë vendosur shkujdesur nga ndonjë fëmijë. “Në fillim u ngatërruan ata që performonin, qenë duke u përplasur me njëri-tjetrin. Pastaj ato rrathët që formuan aty në qendër edhe çuni im katër vjeç i bën më të rrumbullakët,” shkroi dikush në rrjet.

Në vijim, në skenë hyri Flori Mumajesi i veshur me diçka rastësore për një kafe në lagje. “Kuq e zi je ti”, për shkak të mungesës së vokalit të Elvana Gjatës dhe ndryshimeve të bëra nga Flori për ta sjellë në një formë të ripërpunuar, nuk e pati fuqinë që e karakterizon. Fansat që prisnin me padurim të rishihnin Florin në skenë, panë thjesht një hije të zezë me pantallona RW që vërtitej sa në një pjesë, në tjetrën shkruan anabel.

Më tej, doli Aurela Gaçe e cila përformoi “Xhamadani vija vija”, një ndër këngët shqiptare më elektrizuese të të gjitha kohërave. Aurela vraponte, e vraponte e vraponte. Mungonte thjesht që të bënte pompa dhe nuk do të ishte çudi. Aurela nuk i shihte të pranishmit, tifozët nuk e shihnin këngëtaren ndaj atmosfera ishte shumë larg asaj që jemi mësuar kur në skenë është Gaçe.

Pas Aurelës, ishte radha e Era Istrefit, që pas kaq shumë kohësh u rikthye për të performuar për publikun shqiptar. Por sërish mungoi emocioni. Edhe këtë herë, njësoj si Flori dhe Aurela, Era së bashku me balerinët e Albi Nakos, që u kujdes për koreografinë, dukeshin si hije të cilave kameramani kishte frikë t’u afrohej. “Pse errësirë, s’e kuptoj?” pyet dikush në videon e @anabel_hostel.

Me të drejtë Alaudin Hamiti u shpreh se artistët dukeshin “si tifozë që hyjnë për të prishur lojën”. Një ndjekëse e @anabel_hostel e krahasoi ndriçimit me atë të diskove në vitet ’90.

Në përfundim të performancës së Florit, Aurelës dhe Erës, Juliana Pasha dhe Besa Kokëdhima kënduan himnet; Juliana “Himnin e Flamurit”, ndërsa Besa “La Marseillaise”. U dëgjohej vetëm zëri, pasi askush nuk i pa. Kamera u përqëndrua gjatë gjithë kohës te portreti i futbollistëve.

Nisur nga fotot e publikuara më vonë në Instagram, koncepti i producentit Ardit Gjebrea ka qenë tepër i veçantë dhe nuk është çudi për aq kohë sa për më shumë se 20 vite ka organizuar një festival si “Kënga Magjike”, që ka sjellë revolucion në mënyrën e organizimit të spektakleve në vend. Ndaj në këtë pikë ngelet ende e paqartë pse performanca e artistëve, nga ndriçimi te këngët, nuk erdhi ashtu siç duhet te publiku; ndoshta keqmenaxhim i kohës, mospërputhje mes organizatorëve dhe/ose gabim në regjinë e RTSH-së.

Shtojmë gjithashtu se në një moment, në stadium u dëgjuan brohorimat “Rama ik”, ndërsa në një moment tjetër, për shkak të një gabimi në impiantin e vaditjes, uji shkoi drejt tifozëve.

Të marra së bashku, të gjitha këto incidente zbehën madhështinë e përurimit të stadiumit të ri, të cilin arkitekti italian Marco Casamonti e cilësoi si një strukturë për t’u pasur zili, nga e cila Italia duhet të marrë shembull. “Një Wembley i vogël,” shkroi Tuttosport.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments