Tuesday, May 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër Ramazan në Gostivar do të ketë bukë falas për çdo familje...

Për Ramazan në Gostivar do të ketë bukë falas për çdo familje nevojtare

Në vazhdën e aksioneve humanitare me rastin e muajit të Ramazanit në Gostivar, vërejmë edhe një gjest jo të përditshëm. Prej sot, në tre furra në Gostivar do të ndahet bukë falas për familjet e rrezikuara sociale dhe të varfëra.

Shumën do ta paguajë një familje nga Gostivarit e cila nuk dëshiron publicitet. Në bisedë me ta, ata lutën të mos kumtohen hollësi për ta, por vetëm të kumtohen emrat e furrave. Ato janë më shumë për motive religjioze dhe duke cekur se askush nuk duhet të mbetet i uritur në këtë kohë.

“Që të realizohet në tërësi ky aksion duhet të plotësohet vetëm një prakusht, e ai është të bëhet porosia paraprake. Në atë mënyrë furrat do të mund ta përgatisin sasinë e planifikuar të bukës për ditën rrjedhëse”, thanë nga familja.

Bukë falas do të mund të merret në furrat “Tek Haxhi”, në lagjen Leska, “Evropa” në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” dhe “Drini i Bardhë” në rrugën “JNA”.

Kjo familje gostivarase përmendi se nuk ka kufizim të sasisë, port thjeshtë, siç thanë, çdokush të marrë aq sa i nevojitet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments