Për 30 ditë ndeshjet e futbollit në Maqedoni do të zhvillohen me dyer të mbyllura

0
14
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se nuk ka raste të reja me korona virus.

Njoftoi se për momentin është duke u testuar vetëm një vajzë 16 vjeçare.

Ministri deklaroi se Qeveria ka miratuar masat dhe për 14 ditët e ardhshme shkollat dhe Universitetet do të jenë të mbyllura.

Ministri deklaroi mes tjerash se ndalohen mbledhjet publike dhe tha se në 30 ditët e ardhshme ndeshjet e futbollit të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Filipçe tha se Qeveria i ka anuluar të gjitha aktivitetet, organizimet dhe udhëtim.