Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPDSH s’po flet, hyn apo nuk hyn në qeveri?!

PDSH s’po flet, hyn apo nuk hyn në qeveri?!

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është përfshirë nga heshtja e madhe dhe se nuk ka dhënë asnjë sqarim se a do të jetë pjesë e Qeverisë ose jo.
Nga kjo parti asnjë funksionarë nuk dëshiron të flasë lidhur me pjesëmarrjen ose në Qeverinë e re të koalicionit.
Ndërkohë, jozyrtarisht nga kjo parti shumë emra të saj kanë lansuar zërat se PDSH do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se për të janë siguruar një ose dy poste ministrore, por edhe drejtoritë që i ka ASH.
Këto paralajmërime ishin hasur edhe në rrjetet sociale nga “frontmen” të kësaj partie, pas zgjedhjeve të raundit të dytë në Strugë, ku humbi Ziadin Sela si oponenti i fortë në Strugë.

Zija Jonuzi i PDSH-së në Strugë shkroi disa ditë më vonë se ‘diçka e madhe po zihet’, dhe gjithë kjo sipas aktivistëve partiak kishte të bëjë me pjesëmarrjen e kësaj partie në Qeveri “NË NJË DREKË RELAKSUES ME KRYETARIN E PDSH -SË, PAS NJË MISIONI TË SUKSESSHËM. DIÇKA E MADHE PO ZIHET.”, ka shkruar Jonuzi.
Por edhe aktivistë të degës së Kumanovës theksuan jozyrtarisht se do të jenë pjesë e Qeverisë dhe se për këtë po negociohet në nivele të larta, ku PDSH ka shpalosur kushtet e saj për dy ministri dhe poste tjera.

Kryeministri Zoran Zaev dje për herë të parë ka folur për PDSH-në dhe mundësinë ose jo të përfshirjes së saj në Qeveri.
“Unë nuk kam biseduar me PDSH-në, që ajo te jetë pjesë e Qeverisë. Besoj që shumë shpejt do t’i bëjmë zgjidhjet kuadrovike për vendet e lira. Ende mbaj qëndrimin që koalicioni i deritanishëm mbetet i hapur për bashkëpunim me partitë tjera politike dhe individët në Kuvend. Më së shumti e rëndësishme është interesi nacional, reforma dhe prioritet e
qytetarëve të RM-së”, ka deklaruar Zaev. Ndërkohë, PDSH pritet të dal dhe të sqarojë të gjithë këtë mjegullnajë të krijuar rreth përfshirjes ose jo në Qeveri, kur tashmë ASH ka theksuar se nuk do të largohet. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments