Pasagjerët tregojnë tmerrin si pasojë e turbulencave të aeroplanit të linjës Prishtinë-Basel

0
10

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdha 20 deri 25 minuta para uljes.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Incidentin e ka konfirmuar për 20 minute zëdhënësja e Aeroporti në Basel, Vivienne Gaskell.

Ajo ka thënë se aeroplani që kishte në bord 121 pasagjerë ka aterruar në orën 20:07 dhe 10 persona menjëherë janë dërguar në spitalin e qytetit të Baselit.

Ajo nuk ka mundur të tregoje për shkaqet e prishjes së aeroplanit.

Ndërsa një lexues ka thënë për 20 minuta se nga turbulencat e forta edhe karriget kane dalë nga vendi dhe disa persona kanë pësuar lëndime serioze.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5