Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPartnerët e koalicionit i kërkojnë Zaevit të qëndroj në krye të Qeverisë

Partnerët e koalicionit i kërkojnë Zaevit të qëndroj në krye të Qeverisë

Partnerët e koalicionit qeveritar, kanë kërkuar nga kryeministri Zaev të mbetet në krye të Qeverisë dhe shumica aktuale të vazhdojë punën deri në fund të mandatit. Nuk dihet ende se cili është vendimi përfundimtar i Zoran Zaevit, i cili mbrëmë njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së, pas disfatës në zgjedhjet lokale. Takimi ka zgjatur rreth tri orë me ftesën e vet kryeministrit. Partnerët e koalicionit i kanë kërkuar Zaevit se Qeveria duhet të vazhdojë punën me çdo kusht për të çuar reformat përpara, përfshirë edhe kontestimin e hapur me Bullgarinë dhe integrimet për në Bashkim Evropian. Para pak minutash ka ardhur edhe kumtesa e Qeverisë ku thuhet se mazhoranca është stabile dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas takimit, të vetmit që u prononcuan ishin zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, ku theksuan se prononcimi i Zaevit për dorëheqjen ishte i gabuar dhe i nxituar, sepse më parë ai duhet të ishte konsultuar me partnerët e koalicionit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments