Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPartitë Shqiptare kërkojnë hisen e plotë në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Partitë Shqiptare kërkojnë hisen e plotë në buxhetin e Maqedonisë së Veriut

Partitë shqiptare në Maqedonin e Veriut në zgjedhjet e 15 korrikut janë fokusuar më tepër në cështje ekonomike.

Të gjitha partitë politike, BDI, koalicioni ASH-Alternativa, PDSH dhe Lëvizja BESA premtojnë se do ti rrisin investimet në vendbanimet shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Për dallim nga ciklet e mëhershme zgjedhore, faktori politik në Maqedoni tani kërkon hise të në buxhetin e shtetit, barazi të plotë dhe vendimmarrje konsensuale.
Maqedona vazhdon të përballet me mungesë të kohezionit social dhe ekonomik si dhe dallime në zhvillim në mes të rajoneve të banuara me shqiptarë dhe atyre maqedonase.

Sipas të dhënave nga Byroja për zhvillim rajonal, rajoni Jugperëndimor, Verilindor dhe Pollogu të cilët janë kryesisht të banuar me shqiptarë janë më të varfërit. Në rajonin e Pollogut GDP-ja për kokë banori është vetëm 117284 denarë, ndërkaq në rajonet maqedonase është dyfish apo trefish më e lartë.

Republika e Maqedonisë ndahet në gjithsejtë 8 rajone që përfshijnë në numër të madh të komunave të banuara me qytetarë të përkatësive të ndryshme kombëtare dhe religjioze.
Si pasoj e politikave diskriminuese dhe etnocentrike që nga vitet e 90, e deri më sot ekziston një pabarazi e thellë mes këtyre rajoneve, me boshllëqe të mëdha në zhvillim.

Dallimet në zhvillim vërehen qartazi, duke filluar nga qytetet si Kumanova dhe Likova(Rajoni Verilindor), qytetet Struga, Dibra dhe Kërcova (rajoni Jugperëndimor) dhe Rajoni i Pollogut, i banuar me shumicë shqiptare.

Njashtu, rajoni i Shkupit, pjesa ku jetojnë maqedonasit është zona më e pasur dhe prosperuese, ndërkaq pjesa shqiptare është tërësisht e getoizuar.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se Qeveria e Maqedonisë, ku pjesëmarrës janë edhe partitë shqiptare nuk ka bërë sa duhet për revitalizimin e zonave dhe rajoneve të varfra në vend.

Nga kjo organizate thonë për agjencinë e lajmeve INA se edhe partitë shqiptare si pjesë e bashkëqeverisjeve deri tani nuk kanë pasur dhe nuk kanë plan strategjie për zhvillimin e këtyre zonave.

OBRIE thekson se partitë shqiptare në platformat e tyre duhet ta përfshijnë edhe modelin evropian të politikave rajonale për zhvillim të barabartë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments