Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniParimi “fituesi me fituesin” / VMRO: Nuk ka rëndësi kush fiton tek...

Parimi “fituesi me fituesin” / VMRO: Nuk ka rëndësi kush fiton tek shqiptarët, por programi (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për media i pyetur nëse BDl-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ose do të bëj koalicion me ndonjë parti tjetër politike shqiptare, tha se BDl do të garojë e vetme dhe se u bën thirrje partive tjera që të unifikohen me qëllim që të unifikohet vota shqiptare.

Sa i përket koalicioneve me partitë maqedonase pas zgjedhjeve, Osmani tha se BDl do të respektojë parimin “fituesi me fituesin” që lë të nënkuptojë se BDl do të bëj koalicion me partinë maqedonase që do të del fituese, pa marrë parasysh nëse është VMRO-ja ose LSDM-ja, shkruan in7.

Ndërkaq sot në konferencën për shtyp, që realizoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, i pyetur nga gazetari i in7 në lidhje me këtë çështje ai është shprehur se VMRO-DPMNE, do të bashkëpunojë vetëm me ato parti që janë të njëjta apo janë të përafërta ideologjikisht me të dhe me ata të cilat do ta pranojnë programin zgjedhor të saj.

“VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj Hristian Mickoski kanë deklaruar se do të bashkëpunojnë me parti që janë të ngjashme me ne ose të paktën janë afër programit tonë dhe që do t’i pranojnë ato aktivitete apo ato masa që do të ofrojë VMRO-DPMNE për të përmirësuar situatën në vend”, ka thënë Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.

Tani duke e pasur parasysh këtë dhe duke e ditur që vijat ideologjike të BDl dhe VMRO-DPMNE-së janë diametralisht të kundërta, lind pyetja se si do të jetë bashkëpunimi mes këtyre dy partive nëqoftëse eventualisht dalin fitues të zgjedhjeve?! .

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!