Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniParaqitet gazetari italian që publikoi videon për “Zhvatjen”: Ky është vetëm fillimi,...

Paraqitet gazetari italian që publikoi videon për “Zhvatjen”: Ky është vetëm fillimi, do të ketë edhe video tjera

Gazetari Italian Laris Gaiser i cili sot e publikoi video incizimin nga rasti “Zhvatja” në gazetën “La Verita”, ka shkruar një status në rrjetin e tij social facebook, në të cilën thotë se kjo është vetëm pjesa e parë.
“Sot në ‘LaVerita’ vetëm pjesa e parë e tregimi tim, në të cilën dëshmohet se sa Bashkimi Evropian, pas përkrahjes për ndryshimin e regjimit në Maqedoni, në mënyrë duke e kufizuar sovranitetin e saj, ka bërë përpjekje që të vendos Prokurorë Publik Special (Katica Janeva), e cila jo vetëm në mënyrë jolegale përzihet në politikë, por edhe zhvatë njerëzit! Sistem mafijozë, që punon në mënyrë direkte nga politikanë të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe Soros. Maqedonia ka problem të madh në rrugën drejt BE-së dhe BE po ashtu. Mogerini dhe Junker janë fajtor për nënçmimin e tërë popullit dhe për përkrahje publike të gjithçka që është kundër sundimit të ligjit, e drejtë aq e proklamuar nga Brukseli!”, ka shkruar Gaiser, transmeton SHENJA.
Ai ka thënë se në ditët në vijim do të publikoj dokumente shokuese të cilat sipas tij, shpreson të jenë ndihmë për Maqedonisë që të gjej rrugën drejt demokracisë funksionale. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments