Pas njoftimit nga Ministria e Brendshme se pesë qytetarë kanë raportuar se kanë humbur paratë dhe sendet që mbanin në kasafortat e Sparkasse Bank, klientët e kësaj banke janë në panik dhe kontrollojnë nëse edhe kutitë e tyre të sigurisë janë të zbrazëta.
Qytetarët që kanë pritur rend për të kontrolluar kasafortat e tyre, për NOVA TV kanë thënë se po presin më shumë se dy orë, për shkak të numrit të madh të klientëve të paraqitur në filialën e vendosur në qendër të Shkupit.
Një qytetar i shqetësuar që ishte duke pritur në radhë thotë se klientët janë të merakosur dhe duan t’i zbrazin kasafortat.
Përveç kësaj, ata kanë frikë se për shkak të mungesës së sigurimit shtesë, do ta kenë rrezik bartjen e parave nga kjo bankë në ndonjë vend të sigurt.
Askush nga banka nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për atë që ka ndodhur.
Konsumatorët janë të zemëruar pasi që “Shprakase Bank” nuk ka informuar se është duke u zhvilluar një hetim dhe se ka gjasa që të ketë mungesa edhe në sefet tjera.
“Si është e mundur që banka të mos na njoftojë deri me tani për këtë gjë, ndërsa për këtë të mësojmë nga mediat. Ata mund të na thërrasin në mënyrë diskrete një nga një për të kontrolluar kasaforta, jo të shkaktojnë panik dhe të vijmë me vetë iniciativë “, thotë një klientë, i cili ende nuk e di nëse ka në sefin e tij mungon ndojë gjë.
Nga “Shrakase Bank” për NOVA TV kanë deklaruan se gjatë ditës do të lëshojnë një deklaratë për këtë rast, e cila u zbulua nga Ministria e Brendshme.
Kryetari i Bordit të kësaj banke është Gligor Bishev.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se menjëherë pas paraqitjes së rastit nga pesë qytetarë është njoftuar prokurori publik dhe janë marrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të zbardhur rastin.