Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPaditet ish drejtoresha e muzeut të Ohrit

Paditet ish drejtoresha e muzeut të Ohrit

Enti dhe Muzeu i Ohrit dorëzoi kallëzim penal kundër ish-drejtoreshës Tanja Paskali – Buntasheska për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, me çka ka shkaktuar dëm financiar prej rreth 120 mijë euro dhe në këtë mënyrë ka ardhur deri në bllokim të llogarisë së Institucionit.

Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski në konferencën e sotme për shtyp në Ohër shpjegoi se bëhet fjalë për punë të pavetëdijshme të Buntasheskës, e cila nuk ka vepruar në pajtim me vendimin gjyqësore nga dhjetori i vitit 2009 për heqje të murit pas Shtëpisë së Unranias në Ohër që Enti dhe muzeu e ka ndërtuar në tokë private.

Pronari i cili para instancave gjyqësore e ka fituar kontestin, ka hapur procedurë për shqiptim të penaleve gjyqësore në vlerë prej tre mijë denarë në ditë, por edhe krahas gjendjes së atillë personi përgjegjës në Ent dhe Muze nuk ka ndërmarrë aktivitete për mënjanim të murit të vendosur në vend jo të duhur.

Për shkak të moszbatimit të vendimit gjyqësor, për vonesë prej 700 denarë të dëmtuarit u kanë paguar penalet në vlerë prej 2,3 milionë denarë.

“Për fat të keq, këtu nuk është ndaluar, ish-drejtoresha ka vazhduar me moszbatim të aktvendimit gjyqësor edhe disa vite. Paditësit më 24 tetor të këtij viti për të njëjtin aktvendim për penale ditore e bllokuan llogarinë e Entit dhe Muzeut, kësaj radhe për shkak të shumës prej mbi 5,2 milionë denarë”, deklaroi ministri Allagjozovski, madje duke shpjeguar se gjithë këtë Buntasheska e ka fshehur nga Ministria dhe aspak nuk është prezantuar as gjatë pranim-dorëzimit të detyrës.

Obligimi për rrënim të murit sipas aktvendimit gjyqësor është përmbushur nga udhëheqësia e re e Entit dhe Muzeut më datën 5 të këtij muaji edhe atë për disa orë dhe për shpenzim prej vetëm 30 mijë denarë.

Allagjozovski para mediave shtoi se Ministria tanimë ka transferuar mjete në Ent dhe muze për mbulim të një pjese të borxhit, duke paralajmëruar se në një kohë të përshtatshme i njëjti tërësisht do të servisohet dhe në këtë mënyrë do të mundësohet funksionim i pandërprerë i Institucionit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments