Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPadi penale për dhënie dhe përdorim të dokumenteve të rreme

Padi penale për dhënie dhe përdorim të dokumenteve të rreme

SPB Kumanovë parashtroi padi penale kundër B.M. (59) nga Tetova, i dyshuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, dhe kundër I.M (38) nga fshati Vaksince, i Likovës, i dyshuar për veprën penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”.

I denoncuari i parë, i punësuar në SHM “Goce Stojchevski” – Tetovo, si sociolog i shkollës në cilësinë e mësimdhënësit përgjegjës për nxënësit me korrespondencë në shkollë, në disa raste ka vendosur dhe regjistruar të dhëna të pasakta dhe të rreme në regjistrimet pedagogjike për I.M, për profesionin e tekstilit, drejtimi – ligjërues, i cili është mbajtur në SHM”Goce Stojcevski” nga Tetova.

Siç njofton MPB, edhe pse e dinte se certifikatat dhe diploma për provimin përfundimtar të kaluar të cilat i janë dhënë në vitin 2002 janë të rreme dhe me përmbajtje të rreme, I.M i ka përdorur si të vërteta dhe si dëshmi te një noter nga Kumanova gjatë verifikimit të tyre. Më pas, këto dokumente i ka përdorur për vendosje marrëdhënie pune për periudhë të pacaktuar kohore pas shpalljes nga punëdhënësi i MPB-së të RM-së si polic në SPB Kumanovë, nga 5 maji i vitit 2003.

Dokumentet i ka përdorur edhe gjatë të gjitha sistemimeve të mëtejme në stacionet e policisë, për të cilat nga MB nga 5 maj i vitit 2003 deri në shtator të vitit 2017, në bazë të së drejtës të pagës, shtesë të pagës në baza të ndryshme dhe kontributeve u janë paguar 173 bruto paga mujore në vlerë i cili saktë nuk është konfirmuar dhe me të cilin e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments