Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOsmani: Shqiptarët votuan më shumë se në zgjedhje

Osmani: Shqiptarët votuan më shumë se në zgjedhje

Institucionet kanë legjitimitet për të zbatuar marrëveshjen me Greqinë. Shumica dërrmuese e qytetarëve që votuan në referendum kërkojnë anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE dhe mënyra më e mirë që kjo të bëhet është miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend në të kundërtën mund të shqyrtohet mundësia edhe e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kështu kanë deklaruar Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani duke theksuar përkushtimin e qeverisë për vazhdimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes me Greqinë. Osmani gjithashtu ka përgënjeshtruar informacionet se dalja e shqiptarëve në referendum ka qenë e ulët.

Shqiptarët kanë dalë masovikisht në votim dhe referencë duhet të merret historiku i zgjedhjeve të fundit. Ne kishim dalje dje të shqiptarëve në numër ndoshta pak më të madh se nga zgjedhjet e fundit lokale. Numrat të cilat sot dolën në komunat shqiptare janë diku rreth 270 mijë votues, nëse heqim komunitete tjera do te spekuloje me 250 mijë shqiptarë që kanë votuar dje.- u shpreh Bujar Osmani,zëvendës kryeministër për çështje Evropiane.

Ministrja e Mbrojtjes, Sheqerinska tha që në këtë momente për vendin është me rëndësi që të lihen anash interesat personale dhe partiake dhe në fokus të vendosen interesat e përbashkëta të vendit. Ajo shtoi që 600 mijë votat e qytetarëve të jenë sinjal për deputet që të kenë pranuar mesazhin e tyre për Maqedoni Evropiane.

Ata qytetarë të cilët votuan, morën përgjegjësinë të vendosin për të ardhmen dhe vendin e tyre. Me vullnetin e shumicës së votave “Për Maqedoni Evropiane”, deputetët në Kuvend nuk kanë mundësi tjetër përveç se të përcjellin votën e shumicës, në Kuvend me qëllim që ky shtet t’i përshpejtojë proceset për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. Vota e qytetarëve është thirrje e qartë, se të gjithë partitë politike, të gjithë deputetët të kyçen në proces dhe të punojnë në këtë qëllim të përbashkët”.

Duke folur për daljen e ulët në referendum, Osmani tha se instrumenti për të matur Marrëveshjen me Greqinë nuk ka të bëjë me pragun e referendumit, pasi sipas tij qytetarët e legjitimuan marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit me 600.000 vota “për” dhe se koalicioni sipas tij ka marr numrin më të madh të votave se çdo koalicion tjetër që nga 1994.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!