Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNxënësit e shkollave të mesme protestojnë para Qeverisë, kërkojnë mësim të kombinuar

Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë para Qeverisë, kërkojnë mësim të kombinuar

Nxënësit e shkollave të mesme, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot pasdite janë mbledhur para Qeverisë për të protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë mësim të kombinuar, me prezencë fizike+online. Nxënësit e pranishëm në protestë thonë se nuk kanë për të lejuar të ndodhë një gjë të tillë, prandaj kërkojnë me çdo kusht për mësim të kombinuar, në të kundërt nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të vazhdojnë protestat e tyre edhe më fuqishëm duke i përshkallëzuar protestat në të gjitha qytetet e vendit.

Protestuesit shpalosën edhe 5 kërkesat e zyrtare:

Nxënësit të njihen si partnerë në të gjitha proceset e vendimmarrjes në politikë dhe në shoqërinë civile
Mësim i kombinuar si e vetmja mënyrë e procesit mësimor për aq kohë sa do të vazhdojë pandemia
Qasje e decentralizuar, ku secila komunë komunë apo shkollë të vendosë mënyrën e vet të mësimbajtjes në varësi të kushteve
Në shkollat profesionale, praktika të zhvillohet me prezencë fizike
Të respektohen masat e higjienës personale, me të gjitha pajisjet e duhura në këtë kohë pandemie.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments