Nusja zbret me helikopter në Gostivar (VIDEO)

0
237
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

9Nusja zbret me helikopter në Gostivar. Raste të tilla janë të shpeshta gjatë sezonit të njohur si sezoni i dasmave.

Është Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë që ofron helikopterët e saj me qira edhe për ahengje dhe dasma familjare. Helikopterët e policisë për një orë për shfrytëzim mund të merren me qira prej 500 euro deri në 1500 euro.

Fillimisht pala e interuesuar nënshkruan marrëveshje me MPB-në për respektimin e rregullave dhe afatit kohor të shfrytëzimit.

Kështu, çifti bashkëshortor nga Gostivari arriti të shijojë shëtitjen me helikopter, pas shërbimit të paguar në konton e MPB-së./GostivariSot