Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri“Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia aktuale...

“Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia aktuale e Shqipërisë”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “sot ne kemi marrëdhënie të përkryera me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake dhe të tjera. Ne jemi të kënaqur që Qeveria Shqiptare e ka shpallur vendin tonë si “partner strategjik”. Falë besimit reciprok, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit, ne jemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona të përkryera”.

“Sinergjia që ka krijuar miqësia tepër e veçantë personale midis Presidentit tonë zotit Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, me lëvizje konkrete dhe strategjike, i ka dhënë hov përparimit të marrëdhënieve dypalëshe. Shembujt më aktualë për këtë janë projektet tona për Aeroportin e Vlorës, i cili do të realizohet nga një konsorcium turk, dhe për Air Albania me mbështetjen e Turkish Airlines”, theksoi Yörük.

Ambasadori turk nënvizoi se, “populli turk ka qenë së bashku me vëllezërit shqiptarë në shekuj. Rrënjët e miqësisë sonë me Shqipërinë dhe shqiptarët zgjaten deri në shekullin e 14-të, madje edhe më herët. Për shembull gjysmëlegjendari Sarë Salltëk Baba, i cili e kishte vendbanimin në një shpellë në një pozicion mbizotërues në Krujë dhe për të cilin shqiptarët kanë ushqyer respekt dhe dashuri, ishte një turk selçuk që ka jetuar në shekullin e 13-të”.

“Ne jemi dy popuj që kemi ecur së bashku në shekuj. Stambolli ku banon një popullsi e rëndësishme shqiptare dhe ku sot dy lagje e kanë emrin Arnavutkëj, për pesë shekuj ka qenë kryeqyteti ynë i përbashkët”, u shpreh ambasadori i Turqisë.

“Gjatë këtyre pesë shekujve 35 sadrazamë, domethënë kryeministra të kohës së sotme, kanë qenë me origjinë shqiptare. Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia e Shqipërisë.

Shumë themelues të shtetit shqiptar kanë qenë personalitete me detyra të rëndësishme në periudhën osmane. Për shembull, Ismail Qemali ka qenë një figurë e rëndësishme e burokracisë dhe politikës osmane. Ai ka qenë guvernator, anëtar i Këshillit të Shtetit, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, këshilltar i lartë shtetëror dhe dy herë deputet i Beratit. Themeluesi i Republikës së Turqisë dhe biri i kësaj treve gjeografike Mustafa Kemal Ataturku i njihte shumë mirë shqiptarët që në vitet e shkollës në Selanik dhe në Manastir. Ai e ka përmbledhur shumë bukur duke thënë: “Ne e duam popullin shqiptar, e konsiderojmë vëlla, nuk e shohim larg nesh. Ne dëshirojmë seriozisht që ai si shtet dhe popull të fuqizohet dhe të përparojë, të zërë vendin e merituar në Ballkan”, tha ambasadori Yörük.

“Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Shqipëria ishte vendi i dytë me të cilin që në vitin 1923 nënshkruam “Marrëveshjen e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit të Përjetshëm”. Pas shembjes së regjimit komunist që robëroi Shqipërinë, Turqia u hapi dyert vëllezërve shqiptarë dhe, në dallim me qëndrimin e shumë vendeve perëndimore, nuk u imponoi aplikimin e vizave. Që nga ajo kohë marrëdhëniet tona kanë vazhduar duke përparuar në çdo fushë”, theksoi ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në intervistën për ATSH-në.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments