Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk ka marrëveshje në Reçicë të Vogël, askush nuk lëshon pe?!

Nuk ka marrëveshje në Reçicë të Vogël, askush nuk lëshon pe?!

Prej kur Kryetari Ali Ahmeti shpalosi emrat e kandidatëve për ministra në përbërjen e ardhshme qeveritare, brenda BDI-së dolën në sipërfaqe pakënaqësitë e para rreth propozimeve të kandidatëve për ministra brenda kësaj partie. Deri më tani brenda selisë së BDI-së mbizotëron heshtja rreth asaj nëse janë tejkaluar mosmarrëveshjet në parti mes udhëheqësisë dhe degëve të Çairit dhe Sarajit. Jozyrtarisht, mediat ditëve të fundit kanë paralajmëruar për ndryshime të emrave të cilat ditë më parë i konfirmoi partia, por kjo deri më tani zyrtarisht nuk ka ndodhur.

Mediat vendore sot kanë shkruar mund të kemi ndryshime të emrave që u publikuan nga BDI, por sipas burimeve të sigurta të Agjencia e Lajmeve Zhurnal brenda integristëve, mëson se ende nuk ka marrëveshje mes deputetëve të revoltuar nga dega e Çairit dhe Sarajit me kryetarin Ali Ahmeti.

Burimet pranë Zhurnal thonë se eksponentët të lartë pranë këtyre degëve nuk synojnë që të ketë përçarje brendapartiake, sepse kanë respekt edhe për qëndrimet e Kryetarit Ahmeti, por ata dëshirojnë që kryetari Ahmeti të ketë parasysh edhe angazhimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë aktivistët e këtyre degëve dhe të shpërblehet në mënyrë të drejtë rezultati i arritur në zgjedhjet e 15 korrikut nga këto persona.

Aktivistët dhe simpatizantë të shumtë nga Degët e BDI-së në Çair dhe Saraj që korrën suksese shumë të mira në zgjedhje dhe sollën fitore, dëshirojnë që bartësit që kanë qenë zgjedhje dhe vullneti i qytetarëve ku besimin ua dhanë pikërisht këtyre bartësve, të merret parasysh nga kryetari Ahmeti dhe të respekton dëshirën e votuesve të rrethinës së Shkupit, gjegjësisht të degëve përkatëse.

Burime të Zhurnal pranë këtyre degëve thonë se kryetari Ahmeti duhet të dëgjon zërin e votuesve të Shkupit që folën me votë më 15 korrik, dhe të respekton principin e meritokracisë brendapartiake ku do të gjindet një akord racional që edhe votuesi besnik i BDI-së të mbetet i kënaqur nga vendimet e udhëheqësisë më të lartë të kësaj partie.

Që këto degë nuk dëshirojnë përçarje brendapartiake, dëshmoi fakti se pa problem votuan bashkëpartiakun e tyre Talat Xhaferi për Kryeparlamentarë të vendit. Por ato pohojnë se do të insistojnë deri në fund që besimin që votuesit ua dhanë këtyre personave që kanë qenë bartës në zgjedhjet parlamentare, ta faktorizojnë edhe më shumë në ekzekutiv duke respektuar principin e meritokracisë dhe këtë do ia kumtojnë edhe kryeintegristit Ali Ahmeti.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal gjithashtu mëson se degët e Sarajit dhe Çairit do të jenë decide dhe të palëkundëra me kërkesat e tyre racionale që do ia parashtrojnë kryetarit Ali Ahmeti, që me gjasë këto bisedime mes tyre do të zhvillohen në fillim të javës.

Edhe sipas statutit që kanë partitë politike, degët e partisë llogariten si strukturë shumë të rëndësishme në veprimin politik të partive politike pa të cilën vështirë mund të funksionohet, por edhe të fitojnë në zgjedhje, andaj zëri i degëve, sidomos atyre që janë shumë të suksesshme si ajo e Çairit dhe Sarajit, duhet të merret parasysh dhe të materializohen kërkesat e tyre legjitime që burojnë nga populli./Zhurnal.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments