Mund të duket natyrë e ftohtë dhe tej mase i rezervuar, por artisti i njohur i muzikës zbulon se kur vjen puna për çështje delikate është vërtet i ndjeshëm.
Një momenti i tillë ka ndodhur pikërisht sot, teksa Noizy është shfaqur mbi varrin e nënës duke e kujtuar atë.
Ai ka treguar se edhe pse ajo nuk ndodhet krah tij, ai ka të gdhendur në qafe një tatuazh të cilin ja ka dedikuar asaj.
“Kam një tatuazh në qafë që të dua nëna jeme. Më ka marrë malli…”, shkruan këngëtari, mesazh i cili është përshëndetur nga mbi 5 mijë fansa të Rigels Rajku, i njohur ndryshe në botën e muzikës si Noizy.