Friday, May 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNjoftim nga PROAQUA e Strugës

Njoftim nga PROAQUA e Strugës

NPN Proaqua Strugë me kënaqësi ju informon se sipas analizave më të fundit të bëra sot nga ana e Entit për Shëndetin Publik në të gjitha pikat kritike, cilësia e ujit të pijshëm është në vlerat e lejuara sipas gjitha standardeve të cilësisë dhe pastërtisë.
Ashtu siç njoftuam prej momentit të parë kur u paraqit situata me turbullimin e ujit, ne si Ndërmarrje I morëm të gjitha masat për të parandaluar një problem më të madh dhe në kohë rekord arritëm ta sjellim situatën në normale.
I njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës se uji është plotësisht I pastër dhe I sigurt për pije dhe ne vazhdojmë me punën tonë për mirëmbajtjen e cilësisë së ujit në nivel të lartë.
Apelojme deri te mediumet që të jenë më reale në njoftimet e tyre, sepse të gjithë qytetarët e Komunës së Strugës dhe të gjithë të punësuarit e NPN Proaqua-s I shohin rezultatet pozitive që I ka arritur NPN Proaqua Strugë për një periudhë të shkurtër prej vetëm një viti në të cilin:
– U bë sanimi I Sistemit të Kolektorit në Stacionin e pastrimit I cili ishte I bllokuar deri në fundin e vitit 2017 dhe të gjithë ujërat e zeza hidheshit në lumin Drini I Zi ( por në gjithë këtë periudhë nga ana udhëheqjes së kaluar e gjithë kjo disi fshihej për fat të keq dhe lumi Drini I Zi dhe Liqeni I Ohrit pësuan dëme të paimagjinueshme).
– U bë sanimi I stacioneve pompuese të sistemit të Kolektorit dhe vazhdimisht po punohet për mirëmbajtjen e tyre që të ruhet Liqeni I Ohrit (gjë që poashtu nga ana e udhëheqjes së kaluar u la për vite të tëra pa vendosur as edhe një vidë, e nga ana tjetër kemi gjysëm milioni euro shpenzime për reprezentacion për dreka e darka në të gjithë restoranet e Strugës e më gjërë dhe shpenzim të naftës pa kontroll, e gjithë kjo në ngarkesë të Kolektorit). Sot pas tri vitesh punë me një pompë gjysëm funksionale në stacionin pompues Struga 3 mund të mburremi se në pjesën e Strugës punojnë dy pompa me kapacitet të plotë dhe e treta është në sanim e sipër dhe u zgjidh në afatgjatë problemi I largimit të ujërave të zeza I cili deri tani ishte në një pikë kritike.
– Ndërtohen linja për furnizim me ujë nëpërmjet projekteve me Komunën e Strugës në të gjithë vendbanimet e saj dhe njëkohësisht mirmbahen si asnjëherë deri më tani, linjat ekzistuese ku në afat sa më të shpejtë reagohet ndaj të gjithë havarive të mundshme.
– Paratë që I arkëtojmë për shërbimet tona shpenzohen ekskluzivisht për punët rrjedhëse të ndërmarrjes, mirëmbajtje dhe rroga për punëtorët ku kemi prova se tashmë një vit asnjë denar nuk është shpenzuar për drekë ose darkë, por kemi arritur që t’u japim punëtorëve nga dy rroga në muaj që të arrijmë deri tek rroga për muajin rrjedhës, për arsyje se udhëheqja e kaluar aq shumë e ka keqpërdorur pozitën sa që I ka sjellë punëtorëtnë nëntë rroga minus për shkak të orekseve të tyre për ti prishur paratë e ndërmarrjes.
– U blene pompa të reja për furnizim me ujë sepse udhëheqja e kaluar I kishte dhuruar gjashtë pompa një firme private dhe janë të gjithë qytetarët e Strugës dëshmitarë se verën e vitit të kaluar kishte probleme të mëdha me furnizimin më ujë të pijshëm madje edhe në shtëpitë më të ulëta, gjë që nuk ndodhi verës së këtij viti sepse edhe katet më të larta të ndërtesave I furnizuam me ujë të pijshëm pa asnjë problem.
– Më e rëndësishme nga të gjitha është se furnizohemi me klor rregullisht në sasi të mjaftueshme dhe ekipet tona të klorimit janë vazhdimisht në teren që të sigurohen se uji do të jetë I klorua dhe nuk do të ketë asnjë bakterie në të. Edhe kjo nuk ndodhte tek udhëheqja e kaluar ku në periudha më të gjata kohore nuk furnizohej ndërmarrja me klor sepse sipas tyre më me rëndësi ka qenë që të haet dhe piet nëpër restorane dhe të shëtitet se sa të mirëmbahet uji dhe sistemet e ndërmarrjes e për këtë dëshmojnë edhe raportet e Institutit e madje edhe lajmet e ndryshme në atë kohë, por e gjithë kjo disi fshihej nga ana e autoriteteve të atëhershme lokale.

Ka edhe shumë punë të tjera që I kemi bërë për një periudhë të shkurtër prej një viti, që për fat të keq udhëheqja e kaluar nuk arriti ti kryejë për pesë vite, gjë për të cilën dëshmojnë raportet e Këshillit Drejtues dhe Mbikqyrës të ndërmarrjes dhe lëvdatat nga të gjitha anët.
I lusim të gjithë mediumet që të jenë shumë të kujdesshëm dhe objektivë në shkrimet e tyre sepse këto rezultate që janë arritur në NPN Proaqua në vitin që lëmë pas, nuk janë arritur as në 30 vitet e fundit e duam prej jush si medium që të paktën një herë të na I pranoni të gjitha punët e mira që I kemi arritur për një kohë aq të shkurtër е јо nëpërmjet të muhabeteve të rrugës e informatave jozyrtare të përpiqeni që të përbaltni punën tonë të palodhshme dhe të ndershme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments