Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMyftiu i Strugës Salim Sulejmani ishte i ftuari i presidentit Meta për...

Myftiu i Strugës Salim Sulejmani ishte i ftuari i presidentit Meta për festën e Flamurit (FOTO)

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, ka organizuar pritjen shtetërore me rastin e Festës sonë Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, deputetë të Kuvendit, anëtarë të Qeverisë, ish-Presidentë, ish-kryeministra, drejtues dhe përfaqësues të bashkësive fetare, ish-Presidenti kroat Mesiç, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, drejtues institucionesh dhe arsimit të lartë, intelektualë, artistë, përfaqësues të familjeve dhe trashëgimtarë të atdhetarëve nënshkrues të Aktit të Pavarësisë, përfaqësues nga Kosova dhe bashkatdhetarë të shumtë nga e gjithë Diaspora shqiptare, arbëreshë si dhe miq të ndryshëm të Shqipërisë nga mbarë bota. I deleguari i Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Strugës, Salim ef. Sulejmani, përfaqësoi  Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë.

Në fjalën e vet të rastit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, veç tjerash, tha: “Jemi mbledhur për të kremtuar së bashku 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit, Krye-festën tonë Kombëtare. Kjo është një ditë që na bën krenarë për luftën dhe sakrificat e popullit tonë në shekuj.”, ka thënë Presidenti Shqiptar, për të vazhduar: “Popuj të mençur dhe të suksesshëm janë ata që dinë të krenohen me vlerat historike, por edhe që dinë të nxjerrin mësime nga historia e tyre. Historia është libër i madh. Është kujtesë për gjithë brezat. Historia është plot mësime për të mos u harruar. Është plot me vlera për t’u ruajtur e zhvilluar. Në rrugëtimin e tij historik e kulturor populli shqiptar është një prej identiteteve më autoktone dhe autentike në Evropë. Shqipëria është atdheu ynë i dashur dhe i bekuar, me bukuritë natyrore, me pasuritë e konsiderueshme dhe me energjitë dhe talentin e jashtëzakonshëm njerëzor. Një Shqipëri e lirë, sovrane, demokratike dhe e zhvilluar, tërësisht e integruar në familjen Evropiane është burim krenarie dhe frymëzimi për të gjithë bashkombësit tanë kudo në botë. Ndaj, në këtë ditë të madhe të bashkimit kombëtar, i uroj gjithë shqiptarëve – Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!”, ka përfunduar fjalën e rastit Presidenti Ilir Meta në pritjen e organizuar me rastin e 28 Nëntorit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments