Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016 163/16 64/2018 dhe 168/2018) Kryetari I Komunës së Strugës, e sjell këtë:
L A J M Ë R I M
Njoftohen qytetarët dhe personat juridik të
Komunës së Strugës se shpallet
Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për punim të Planeve urbanistike
Thirrja publike shpallet në pajtim me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016 163/2016 64/2018 dhe 168/2018) në kuartalin e pare për vitin 2019
*Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e Planeve urbanistike nga neni 7 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik.
*Lëndë e iniciativave mund të jetë sjellja e Planit të ri urbanistik ose ndryshim dhe plotësim të Planit ekzistues urbanistik ose Dokumentacion planor urbanistik me propozim konkret nga parashtruesi I iniciativës.
*Thirrja publike do të zgjas nga data 26.03.2019 deri në date 25.04.2019 – 31 ditë .
*Thirrja publike do të publikohet në faqen e zyrtare të Komunës së Strugës www.struga.gov.mk, në tabelën publikuese të komunës, në sistemin informativ e-urbanizëm, permes publikimit në informatorin zyrtar të komunës, dhe në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe në një gazetën ditore në gjuhën shqipe.
*Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat t’i dorëzojnë në formë të shkruar permes arkivit të Komunës së Strugës ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
*Për të gjitha iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 ditëve nga përfundimi I afatit për parashtrimin e iniciativave.
*Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike do të përfshihen në programin për punim të planeve urbanistike për Komunën e Strugës për vitin 2019.
*Mjetet për iniciativat e pranuara për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga parashtruesit e iniciativave – personat fizik ose juridik.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko