Nën organizimin e shoqatës së gazetarëve sot në ora 13:00 në ambientet e “Poshka Teatër”në Strugë u mbajt një takim komemorativ për kolegun dhe mikun e tyre të ndjerin Mehmet Latifi.
Të pranishmit në sallë, familjarë miq dhe koleg të gazetarit simbol të gazetarisë z.Mehmet Latifi folën për veprimtarinë prej më shumë se 30 vjeçare të të ndjerit.
Kolegë dhe familjarê me lotë në sy shpalosën kujtimet dhe folën për veprimtarinë e tij shumëvjeçare,për njeriun model dhe fisnik, për një profesionist i cili nuk u lodh kurrë por e bënte me pasion punën e tij duke informuar drejtë opinionin publik.Për një baba të mrekullueshëm dhe model.Mehmet Latifi ishte njeriu simbol i gazetarisë mbarë shqiptare, cili e deshte punën, i deshte miqët, ishte gazmorë dhe bujar.
Kontributi i tij ka lënë gjurmë të mëdha në fushën e gazetarisë.
Strugës do ti mungojë shumë Mehmet Latifi, do ti mungojë familjarëve,miqëve,kolegëve.
Një biçikletë vërdallë Strugës nuk do të ndjehet më, me atê biçikletë që gazetari Mehmeti ndodhej kudo në kërkim të lajmit dhe një takim me miqte duke pirë një kafe.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
Struga i ka shumë borxh Mehmet Latifit!
(Struga Ekspres)