Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNiveli i liqenit të Ohrit shkakton frikë, arrin 13 centimetra mbi maksimumin...

Niveli i liqenit të Ohrit shkakton frikë, arrin 13 centimetra mbi maksimumin (VIDEO)

Hotelierët e Ohrit nuk heqin dorë nga synimi për ta paditur ndërmarrjen shtetërore ELEM sepse niveli i liqenit mbetet mjaft i lartë dhe shkakton frikë.
Ata nuk mbajnë mend që dikur niveli i liqenit në qershor të ketë qenë kaq i lartë pasi për momentin është 13 centimetra mbi maksimumin.

Një ekip avokatësh punon për mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar se cila pjesë e ligjit është shkelur dhe në çfarë mase. Dëmi mund të jetë i padukshëm, por ndjehet. Kërkesë për dëmshpërblim dhe kërkesë e përgjegjësisë nga personat që kanë qenë përgjegjës që të mbajnë llogari për këtë situatë – thotë Dimitar Zarçev, hotelier.

Por, nga kompania shtetërore ELEM theksojnë se përpiqen që nivelin e Liqenit ta mbajnë në nivel optimal, pa dëmtuar askënd në Strugë dhe Ohër. Prej atje i mohojnë pretendimet se liqeni përdoret si një grumbullim për prodhimin e energjisë elektrike dhe shitjen e saj.

Në liqenin e Ohrit nuk ka digë. Nëse konsiderohet derdhja nga Liqeni i Ohrit në lumin Drin atëherë ajo digë është minimale. Liqeni i Ohrit nuk mund të përdoret si një akumulim, vetëm mund të bëjmë përdorim optimal të ujit nga liqeni i Ohrit. Më pas duke mbajtur diversitetin normal në derdhjen e Drinit, duke e përdorur ujë në mënyrë optimale për kapacitet tona të prodhimit – deklaroi Dragan Minovski – Drejtori i ELEM-it.

Nga ELEM, përsëri sigurojnë se deri në fund të qershorit Liqeni i Ohrit do të kthehet në gjendjen e tij normale, domethënë që do të ulet në një nivel prej 693.75 metra mbi nivelin e detit. Për vitin e ardhshëm është parashikuar të ndërtohet një sistem modern dixhital për derdhjen e Drinit të Zi. Në këtë mënyrë do të ndryshohet mënyra ekzistuese primitive e rregullimit me dërrasa, që sipas ekologëve nuk ka qenë e pasaktë. Grupe punuese nga Maqedonia dhe Shqipëria po punojnë gjithashtu për një marrëveshje të re bilaterale që do të specifikojë menaxhimin e ardhshëm të liqenit.
Miki Trajkovski
https://youtu.be/oCSDJJu6G30

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments