Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga përmbytjet mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të...

Nga përmbytjet mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre

Mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve të dy ditëve më parë, pas daljes nga shtrati i lumit që kalon nëpër këtë qytet.
Në tërësi kjo lagje në periferi të Kërçovës, apo mbi 150 shtëpi janë vërshuar nga uji, balta dhe mbeturinat. Banorët të cilët thonë se kanë humbur gjithçka, madje edhe veshmbathjet, kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet. Për Alsat, ata shpjegojnë se ka qenë çështje minutash, që kanë shpëtuar fëmijët e tyre.

“Këtu kishte një metër ujë, mezi i nxorëm fëmijët me këtë shokun. Nuk mundëm të kalonim, do të na mbyteshin fëmijët. Nuk kishim nga të kalojmë, një metër e gjysmë ujë kishte këtu”.

“Kemi shpëtuar për 15 minuta. Plaku mu lajmërua të ikim se uji vjen nga lumi. E gjithë shtëpia është nën ujë, gjithçka është shkatërruar mobilet, teknika e bardhë dokumentet, asgjë s`kemi”.

“Isha duke fjetur, në dyqan isha. S’munda askund të lëviz, si t`iu them, katastrofë ishte këtu brenda” – tregojnë banorët.

Banorët e kësaj zonë kanë humbur kafshët dhe bizneset e tyre.

“Ato që mundëm i shpëtuam ato që s’mundëm ja, kanë ngordhur, disa i mori lumi. Uji ishte afër dy metra këtu”.

“Si familje mirë jemi, por biznesi i tëri u shkatërrua . Ishte ora dy apo tre e natës më thirrën fqinjët por, kur dola e gjitha ishte në ujë, ja një metro e shtatëdhjetë me ujë ka qenë – ankohen banorët.

Qendra për Punë Sociale në Kërçovë dhe Kryqi i Kuq, ka strehuar përkohësisht familjet e prekura nga fatkeqsia në një sallë sportive.

Interesant është fakti se në gjithë këtë katastrofë që shihni që ka ndodhur ditën e vërshimeve, edhe pse kanë kaluar dy, dhe sot është dita e tretë nga vërshimet, akoma nuk kanë ardhur në ndihmë as Qendra për menaxhim me kriza dhe as ndonjë institucion tjetër i Qeverisë”.

Nga Komuna e Kërçovës akuzojnë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrën për Menaxhim me Kriza për neglizhencë në momentin e fatkeqsisë.

“Fatkeqësisht dy nga institucionet mjaft kompetente për këto raste, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendra për menaxhim me kriza në asnjë mënyrë nuk janë përgjigjur. Në kishin nevojë për mbështetjen e tyre, për pompa për largimin e ujit nga shtëpitë por edhe për rregullimin e shtratit. Kjo është lagje në të zezë dhe përpjekjet e mia janë që të bëjmë dislokimin e këtyre qytetarëve në një zonë tjetër dhe për t`iu krijuar mundësi tjera jetese, dhe, shpresoj pas takimit të djeshëm të reflektojnë gjitha institucionet” – deklaroi kryetar i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehar.

Qendra e menaxhimit të krizava nga ana tjetër, në një komunikatë ka njoftuar se do të ndërmerren masat për strehimin dhe pajisjen e të dëmtuarve me ushqime dhe veshmbathje.

Përndryshe, sipas organeve komunale, zgjidhja e vetme për këta banorë është dislokimi i tyre, sepse thellimi i shtratit të lumit që kalon nëpër Kërçovë nuk garanton se në të ardhmen nuk do përsëritet sërish kjo katastrofë, shkaku i mos kujdesit nga vet banorët të cilët hedhin mbeturinat dhe materialet e forta të ndërtimit në këtë shtratin e lumit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments